Vëzhgimi/ Rama punonjësve të administratës ju kërkon të mbledhin vota për PS

ra

Duke ndierë braktisjen totale nga shqiptarët, Edi Rama ka nisur shantazhet dhe presionet ndaj punonjësve të administratës, teksa duke thyer çdo ligj e rregull u ka kërkuar të mbledhin vota për PS-në. “Ju kërkoj mësuesve që të shkojnë në çdo shtëpi prindi e nxënësi, për t’i ftuar të votojnë për PS. Mos të pyesin dhe mos të tremben nga askush. PO kështu edhe gjithë policët, në përfundim të orarit zyrtar të punës, të dalin e të ftojnë njerëzit të votojnë për PS-së. Këtë duhet ta bëjnë gjithë punonjësit e shtetit”, ishte ‘apeli” kërcënues i Ramaës ndaj “rrogëtarëve” të shtetit. Në këtë situatë ku gjendet, Rama po bën përpjekje të mëdha që të blej vota, duke rrezikuar standardet zgjedhore. Inkuadrimi i administratës shtetërore në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste qysh prej nisjes së fushatës zgjedhore vijon të përbëjë një shqetësim madhor për opozitën edhe pse në fuqi është marrëveshja e 18 Majit. Fakti që Edi Rama po kërcënon hapur administratën që t’i sigurojnë vota tregon gjendjen e vështirë që po përjetoj. Edhe pse na ndajnë 10 ditë nga zgjedhjet parlamentare, takimet elektorale të Ramës përveçse janë të boshuara paraqesin edhe lodhjet e madhe që ka kapluar rilindësit e pakët. Gjëmën e madhe që iu bëri shqiptarëve, nuk mund ta kaloj kaq lehtë. Edvin Rama, ky kryeministër i turpit që për katër vjet mbajti peng Shqipërinë, duke parë fuqinë e bashkimit popullor rreth Republikës së Re të Lulzim Bashës, e ka të pamundur të mos dalë para shqiptarëve me thesin e mashtrimeve të vitit 2013. Tashmë e dimë të gjithë se ëndrra e kryeministrit është të mbaj pushtetin dhe për këtë i duhen bandat dhe kriminelët, ashtu siç i duhen fort edhe votat e administratës. Por, në situatën ku gjendemi, Rama po e harxhon kohën duke thënë se do ta mbaj pushtetin, por shqiptarët nuk i harrojnë lehtë vuajtjet e katër viteve, ku si pasojë e këtij pushteti kriminal u detyruan të braktisin familje e shtëpi, në kërkim të një të ardhme më të mirë. Ndaj rrenat e recituara për çdo ditë nga dështaku kryeministër, populli jo vetëm që nuk i merr për bazë, por mbi bazën e këtyre rrenave do ta ndëshkojnë fort, duke e hedhur si fundërrinë.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>