Vëzhgimi/ Rama urdhëron partitë e vogla të mos marrin pjesë në zgjedhje, por të transferojnë votat tek PS-ja  

images

Duke dashur të ruaj pozitën e kryeministrit dhe në kushtet kur opozita vijon protestën në mbrojtje të votës së lirë nga krimi dhe droga, Rama ka detyruar partitë e vogla që të mos regjistrohen në zgjedhje, në mënyrë që votat e tyre të shkojnë për Partinë Socialiste. Kreu i partisë “PSV 91”, Petro Koçi ka shpjeguar arsyet për të cilat nuk u regjistrua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Petro Koçi thotë se shkak për këtë qëndrim u bë taktika elektorale që po ndjek Edvini për të mos humbur karrigen e tij. Nisur nga fakti se në zgjedhjet e 18 Qershorit nuk u regjistruan koalicione parazgjedhore, rrezikon që pjesëmarrja e shumë subjekteve të majta socialiste në proces të dëmtojë rezultatin elektoral të Partisë Socialiste. Në këtë mënyrë, votat e “PSV 91” do të shkojnë për Partinë Socialiste, për të mbajtur të palëkundur  rezultatin për Ramën. Kjo taktikë e ndyrë e Edi Ramës padyshim që interpretohet veçse si një lëvizje që synon të shtojë ‘hambarin’ e votave në mënyrë që të fitohet maksimumi i mundshëm i mandateve që përveçse do i mundësonte një shumicë të cilësuar mandatesh, por gjithashtu do mundësonte edhe mospasjen e nevojës për aleatin në qeveri, LSI-në. Por, ashtu si ‘PSV 91’qe nuk u regjistrua në zgjedhjet e 18 Qershorit për të mbrojtur pozitat e Ramës, në të njëjtën mënyrë veproi edhe partia e Spartak Ngjelës apo edhe partia e Unitetit Kombëtar. Kjo tentativë e dëshpëruar e Ramës tregon dëshirën e madhe të tij për të mos e lëshuar karrigen kryeministrore dhe sigurisht për të sunduar sipas traditave diktatoriale, ku të ketë gjithçka nën kontroll.

 

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    08/05/2017 at 02:19

    Rama urdheron partite e vogla qe te mos votojne te ndare nga PS, kujton ai se genjehen kollaj njerezit, nuk do mundet dot qe te bleje asnje parti te vogel, cdo gje regjistrohet, filmohet, cdo para 4e piset e tij, e fituar nga ajo droge e mallkuar, qe shkateroi shume familje shqiptare, do monitorohet cdo dite se ku e ka burimin, kujton ai se te gjitha ato para te premtuara nga shtetet e tjera ai do mund t’i fuse ne loje per te blere votat? Ai do jape llogari per te gjitha ato ndertime dhe hedhje ne ere te te gjitha atyre pronave te palujteshme, ku ne njeren ane ben estrade duke dhene letra legalizimesh dhe me pas I hedh ne ere, vetem per te zhdukur shifrat e parave qe disponon faktikisht, te gjitha keto veprime I ben pa asnje deshmi apo sondazh nga grupet e ministrive perkatesve, prandaj e hoqi ministrin Cani dhe vendosi A. Ahmetaj-n, atje eshte nje katrahure qe vetem ai e di se si do I justifikoje, bashke me E. Veliaj-n, ky I fundit nuk la gje pa shqyer ne teritorin e TIRANES, me qellim zhdukjen e te dhenave financiare, ne nje kohe record, sikur eshte TIRANA nje fushe shhahu, ku ai I leviz guret si I do qejfi, pa u kosultuar me asnje parti tjeter te opozites, sikur e ka pronen e tij personale TIRANEN, JO mor kelysh I komunizmit, mos vazhdo te punosh kuturu, se nuk jemi ne Kohen e komunizmit te prinderve tuaj, por thiri mendjes se ke te besh me pronat e te tjereve, te cilat ia konfiskuat juve tani dhe prindet tuaj ne ate kohe, atehere vrate e prete me ligjin perca e sundo, kurse tani nuk pyesni fare, por te vrisni ne mes te rruges, te zhdukni duke te hedhur ne det, te helmoni me ane te pijeve te ndryshme dhe kafes, me injeksione neper spitale, ne sallen e operacionit, duke mos dhene fare shpjegim, por mos haroni se vjen dita dhe njerezit marin hak, e kjo dite eshte fare afer, cfare keni bere dhe vazhdoni te beni, priteni tek pragu I deres suaj, e verteta do fitoje, DEMOKRACIA I CJERR MASKEN KUJDO.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>