Vëzhgimi/Bylykbashi ironizon Ramën: Hyn në Guiness si Kryeministri që luan Nintendo e i duket sikur qeverise

Shfaqja qesharake që Edi Rama dhuroi në Dibër, teksa i prezantoi qytetarëve një video të projektit të “Rrugës së Arbrit”, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Qytetarë dhe politikanë ironizojnë këtë shou mediatik të Ramës, që shkon e tallet me dibranët me holograme të një projekti, për të cilin nuk investoi as edhe një qindarkë gjatë mandatit të parë qeverisës. Në mesin e reagimeve është edhe ai i deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, i cili shkruan në rrjetet sociale se Edi Rama hyn në Guiness si kryeministri që luan me Nintendo. Duke marrë në konsideratë videon e publikuar për të ushqyer propagandën, Bylykbashi shkruan se premtimin nga realiteti i ndan një det i tërë. Sipas deputeti demokrat Rama ka filluar të luajë me Nintendo si në Dibër dhe i duket sikur qeveris vendin. I vetmi realitet i këtij kryeministri si duket janë tonelatat me drogë që ka nisur dhe vazhdon të dërgojë drejt Italisë dhe Greqisë. “Edi Rama është perlë! Hyn në Guinness si Kryeministër që luan me Nintendo.‎ ‎Ka dalë në podium dhe po kënaq njerëzit me videogame për “Rrugën e Arbrit”. ‎Ka filluar të luajë me Nintendo dhe i duket se qeveris. Sheh njeriu në ekran se sa shpejt ecet te kjo Rruga Elektronike e Arbrit dhe i vjen të lidhë rripin e sigurimit në kolltuk të shtëpisë. Ku i dihet, ka bërë shtet Rama e të vë gjobë! Madje titulli i videogame është: Rruga e Arbërit – nga premtimi në realitet. Siç qeveris Rama, nga premtimi në realitet, është në mes një det.‎ P.S.: Një gjë është e sigurtë, tonelatat e drogës vazhdojnë e kapen. Ato të pakten i ka bërë realitet”, shkruan Bylykbashi në Facebook.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>