Vëzhgimi/Denar Biba nuk rrëzon kërkesën e PS-LSI, i jep kohë Ramës të zgjidhë konfliktet e brendshme

biba

Apeli i opozitës: KQZ të hedhë poshtë kërkesën, ose do ta çojmë për ndjekje penale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i drejtuar nga një marionetë si Denar Biba, që gjatë vitit të fundit ka marrë përsipër të shkelë dhjetëra herë ligjin për t’i shërbyer urdhërave politikë të padronit Edi Rama, ditën e djeshme ka vendosur të mos marrë në shqyrtim kërkesën e PS dhe LSI për të shtyrë afatin e regjistrimit në KQZ. Kërkesa e dy partive kryesore në mazhorancë, të cilat nuk po dinë t’i japin zgjidhje krizës politike si pasojë e konflikteve të brendshme nuk kishte asnjë bazë ligjore dhe praktikisht duhej që të rrëzohej me vendim unanim të KQZ, por Denar Biba dhe Edi Rama kanë menduar ta fusin sërish në rend dite pas një javë dhe të votohet pro saj. Teksa Kushtetuta e vendit e thotë qartë se afati i fundit për tu regjistruar si koalicion përfundoi më datë 19 Prill, kryeministri Rama kishte urdhëruar çirakun e tij në KQZ që të mos e rrëzonte përfundmisht kërkesën, por ta linte pezull për aq kohë sa shefi Edvin do të bënte përpjekjet e fundit për të bindur aleatin e tij të tanishëm për të hyrë në zgjedhje së bashku pa opozitën. Kështu Denari i kthyer në një vegël politike zbatoi me përulje urdhrin rigoroz të ardhur nga “Sarajet e Surrelit”, ashtu siç ka bërë edhe më parë duke marrë në mbrojtje kriminelë të llojit Prenga-Rroshi, që kreu i kapo-bandës qeveritare ka rreshtuar në gjirin e PS. Vendimi i djeshëm shkon ekzaktësisht në linjën e “nënës” parti për Denar Bibën, i cili po i jep Edvinit kohë për të zgjidhur konfliktet dhe për të sheshuar përplasjet me LSI-në, e cila është rreshtuar pro zgjedhjeve të lira, me standarte dhe me prezencën e opozitës në to. Mos-rrëzimi i kërkesës shtyrjen e datës së regjistrimit për kërkesën e PS dhe LSI përveçse shkon në kundërshtim me ligjin, përbën edhe përmbushje të planit të Ramës për të bërë të ligjshëm një regjistrim të mundshëm të koalicionit duke mos marrë parasysh faktin se afatet e regjistrimit sipas Kushtetutës kanë përfunduar.

Basha: KQZ të hedhë poshtë kërkesën, ose do ta çojmë për ndjekje penale

Ndërkohë, kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të rrëzojë kërkesën e PS-LSI për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve. Basha tha se nëse KQZ nuk e rrëzon kërkesën do ta çojë për ndjekje penale. “KQZ me të vërtetë ka refuzuar regjistrimin apo pranimin e kërkesës PS-LSI për  të shtyrë regjistrimin e koalicioneve dhe sot nuk ka koalicione për zgjedhjet e 18 qershorit, por  duhet ta hedhë atë poshtë sepse po nuk e hodhët poshtë jeni në kushtet e shpërdorimit të detyrës dhe do t’ju çojmë për ndjekje penale”, tha Basha.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>