Vëzhgimi/Edi Rama vendos spiunë në takimet e Doris Pack

rama-3

I tmerruar nga denoncimet e pritshme dhe mesazhet e ish-europarlamentares, Edi Rama angazhoi dje dhjetëra “kalecë” të cilët u shfaqën në të gjitha takimet e Pack dhe kishin vetëm një detyrë, të raportonin shpejt e shpejt e në vetë të parë për deklaratat, në mënyrë që të mendohej për zbutjen e pasojave, aplikimin e censurës informative dhe shpifjet për takimet që mbaheshin

 

Ish europarlamentarja, Doris Pack ishte mjaft e ashpër në deklaratat e dhëna në Tiranë në lidhje me qeverinë bandë që ka zaptuar vendin. Teksa foli për krimin e organizuar dhe narkotrafikun, Pack theksoi nevojën e domosdoshme që ka Shqipëria për t’u shkëputur nga kjo klimë, duke aplikuar më së pari një reformë zgjedhore që nxjerrë kandidat të denjë për të përfaqësuar popullin, por mbi të gjitha respekton vullnetin e tij. Qëndrimet e ish eurodeputetes ishin pothuajse në të njëjtën linjë dhe kjo u pa pothuajse në çdo takim që pati Pack. Zonja ish eurodeputete e theksoi me të fortë se vendi duhet të ec përpara përmes reformave, ndërsa i tërhoqi veshin rilindjes Rama. Por, kryebanditit i shqiptarëve nuk i kapërcen dot kritikat, sidomos kur vijnë nga zyrtarë të lartë evropianë. I gjendur në këtë situatë, Rama lëshoi me dhjetëra kalecë në takimet e ish eurodeputetes me misionin e vetëm të mbanin shënim e raportonin deklaratat shpejt e shpejt, në mënyrë që zyra e propagandës në kryeministri të shpërndante për publikun, deklarata të zbutura dhe aspak me tone kritike. Nuk është hera e parë që Rama aplikon metodën e spiunëve për të mbuluar të zezat e tij. Madje me një vendim të nxjerrë nga zyrat mavi, Edvini vulosi profesionin e spiunit, ndërsa për shërblimin që do kryenin përgatiti edhe një rrogë të majme. Kjo metodë e aplikuar fillimisht në vendin tonë nga diktatori Hoxha, dhe së fundmi nga Edvini Rama, (pasi çdokush ka informacion për dashurinë e pafundme dhe admirimin që ky bandit ndjen për helmuesin e shqiptarëve). Edhe dje, në pothuajse të gjitha takimet e ish eurodeputetes, spiunët me përvojë, pasi mblodhën informacion e raportuan në zyrat mavi, nxorën ne treg një  produkt përfundimtar të atillë që sfumonte qëndrimin zyrtar të Doris Pack.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>