Vëzhgimi/Kokaina “Asambled in Albania” po trondit tregjet evropiane të narkotikëve  

der-spiegel-screenshot-3

“Der Spiegel”: Pritet një ortek kokaine nga Shqipëria/ Revista gjermane «Der Spiegel», në numrin e saj të radhës shkruan se pas firmosjes së marrëveshjes për paqe në Kolumbi, Europa pritet të tronditet nga sasitë e shtuara të kokainës së kontrabanduar, që në shumicën e rasteve vijnë prej Shqipërisë, e projektuar si vend tranzit që zotëron edhe laboratore për përpunimin e kësaj droge të rëndë

 

Shqetësimi është tashmë real dhe nuk kundërshtohet më nga askush. Kartelet shqiptare të drogës përveç miliardave të përfituara nga kultivimi dhe shitja e kanabisit, kanë hyrë në tregun evropian të narkotikëve me statusin e grupeve, që kanë akses të lartë edhe mbi drogërat e rënda si heroina dhe kokaina. Jehonë këtij fenomeni tepër shqetësues i bën revista prestigjioze gjermane “Der Spiegel”, e cila në numrin e saj të publikuar së fundmi e rendit vendin tonë, në listën e një prej burimeve më të mëdha të kokainës prej nga furnizohet tregu evropian, e madje heq lidhje paralele mes trafikantëve shqiptarë dhe lëvizjes kryengritëse majtiste FARC në Kolumbi, e cila pas firmosjes së paqes me qeverinë synon që gjithë stokun e kokainës ta shesë nëpërmjet lidhjeve me trafikantët evropianë. Problematika akute, që po i bllokon frymëmarrjen rendit dhe sigurisë në vend, tashmë është bërë më shumë sesa shqetësuese edhe për gjithë vendet e pasura evropiane, të cilat grupet shqiptare i shikojnë si tregje prioritare ku duhet të përfundojë produkti vendas, por edhe ai i kokainës që vjen prej Kolumbisë, Turqisë apo Hollandës dhe përpunohet në laboratoret vendase. Ç’thurja e sigurisë së shqiptarëve, prej rritjes së aksesit mbi pushtetin të bandave të krimit dhe drogës, që vjen si produkt i inkriminimit të policisë së shtetit dhe vetë elemntëve brenda qeverisjes së “Rilindjes”, po e kthen Shqipërinë në vëmendjen e mediave të famshme evropiane, të cilat pasi zbuluan të vërtetat e fshehura nga qeveria mbi biznesin fitimprurës të kanabisit, po hedhin tashmë dritë mbi faktin sesi vendi ynë shumë shpejt do të shndërrohet në një ortek kokaine që do të trondis Evropën. Por për të faktuar atë çka media si “Der Spiegel” po jehonizojnë çdo ditë e më tepër, mjafton të marrim në konsideratë aksionin e djeshëm të policisë shqiptare nëpër lokalet e natës në kryeqytet, ku janë gjetur dhjetëra gramë kokainë që konsumohen nga të rinjtë shqiptarë. Ky operacion tregon se në vend së fundmi kanë hyrë drogërat tepër të rënda e të shtrenjta, dhe se trafikantët shqiptarë janë në kërkim të fitimeve më të mëdha sesa ato të kanabisit, fitime të cilat vijnë prej kokainës, të cilën Shqipëria tashmë duket se ka kapacitetet e duhura për ta përpunuar, e për ta mbështetur këtë vlen të përmendim laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit.

“Der Spiegel”: Pritet një ortek kokaine nga Shqipëria/ Revista gjermane «Der Spiegel», në numrin e saj të radhës shkruan se pas firmosjes së marrëveshjes për paqe në Kolumbi, Europa pritet të tronditet nga  sasitë e shtuara të kokainës së kontrabanduar, që në shumicën e rasteve vijnë prej Shqipërisë, e projektuar si vend tranzit që zotëron edhe laboratore për përpunimin e kësaj droge të rëndë. Sipas informacioneve që vijnë nga Zyra Federale e Policisë Kriminalistike të Gjermanisë, në treg po depërtojnë gjithnjë e më shumë grupe narkotrafikantësh nga Ballkani, sidomos nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia. Procesi i rivendosjes së paqes mes qeverisë dhe lëvizjes kryengritëse majtiste FARC në Kolumbi mund të ndikojë në rritjen e ortekut të kokainës në Evropë. FARC e ka shfrytëzuar procesin paqësor për t’i zgjeruar arat e mbjella me këtë shkurre tropikale, shkruan revista gjermane «Der Spiegel». Sipas një njoftimi të Zyrës së Drogës të OKB-së (UNODC) hapësira e mbjelljes mes viteve 2013 deri 2015 është dyfishuar dhe ka arritur 96 mijë hektarë. FARC e ka paguar luftën e vet të armatosur me kokainë dhe tani është e interesuar të krijojë rezerva, supozojnë autoritetet e sigurisë. Në kuadër të negociata për paqe qeveria e Kolumbisë kishte hequr dorë nga spërkatja me helm e plantacioneve të kokainës. Rrjedhimisht prodhimi i kokainës ka arritur nivel rekordi. Në Evropë autoritetet kanë shënuar rënie të çmimit të kokainës. Gjithashtu po konfiskohet gjithnjë e më shumë kokainë. Vetëm në portin e Antëerpenit vitin e kaluar janë konfiskuar 33,5 tonelata kokainë në vlerë prej 850 milionë euro. Një aktor kryesor në importimin e kokainës është Ndrangheta nga Italia jugore, por, sipas Zyrës Federale të Policisë Kriminalistike të Gjermanisë, në treg po depërtojnë gjithnjë e më shumë grupe nga Ballkani, sidomos nga Kosova, Shqipëria që është kthyer në vend traznit dhe Serbia.

Ankona, kamionisti shqiptar kapet me 91 kg kanabis, që vlente 900 mijë euro/ Guardia di Finanza e gjendur në portin e Anconas ka arrestuar një kamionist shqiptar, i cili në mjetin e tij kishte fshehur sasinë prej 91 kg kanabis. Autotitetet italiane të doganës kanë dyshuar për ngarkesën e tij, ndaj kanë bashkëpunuar me Guradia di Finanza-n në ushtrimin e kontrolleve të himtësishme. Gjatë kontrollit që është bërë me ndihmën e qenve antidrogë, “Aça” dhe “Apnea” janë zbuluar brenda në rimorkio katër çanta me 91 kg marihuanë, të fshehura brenda një ngarkese me veshje. Nga çmimi i shitjes me pakicë të lëndës narkotike mund të fitoheshin 900 mijë euro. Drejtuesi i kamionit u arrestua dhe u dërgua në burgun e Montacuto, ku duhet të përgjigjet para Autoritetit Gjyqësor për trafik ndërkombëtar droge.

Tiranë, operacioni “Chaos Party” prangos 11 menaxherë, kamerierë dhe DJ, shpërndanin drogë në lokalet e natës/

Gjatë 24 orëve të fundit në kuadër të operacionit “Chaos Party”, Specialistët e Seksionit të Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Skuadrën Shqiponja, të Policisë së Tiranës kanë ushtruar kontrolle në disa prej lokaleve të natës në kryeqytet. Falë këtyre kontrolleve mësohet se është bërë arrestimi në flagrancë i 11 personave, një shtetas po procedohet në gjendje të lirë, ndërsa 29 persona të tjerë janë shoqëruar për verifikim.  Gjithashtu mësohet se lokalet ku është gjetur drogë dhe janë prangosur persona të ndryshëm, janë “Folie” dhe “Peper Lounge”. Këto kontrolle janë kryer pas informacioneve dhe një pune intensive në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë i disa personave për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e ambienteve  për përdorim droge”. Në këto lokale dyshohej se menaxherët e tyre krijonin kushtet e nevojshme për klientët, që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klient të këtyre lokaleve. Ndërkohë materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 285/a të Kodit Penal.

Greqi, dy trafikantë shqiptarë kapen me drogë/ Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme nga policia greke në zonën e Filatit. Ata u identifikuan nga policia kufitare në zonën pyjore të Filatit, por sjellja e tyre e dyshimtë bëri që autoritetet të ushtronin kontroll ndaj tyre. Nga një kontroll i bërë në zonën  pyjore, u gjet e fshehur një sasi kanabisi prej 88 kg. Droga, që ishte transportuar nga Shqipëria, ishte e ndarë në 59 pako dhe do të trafikohej në shtetin grek. Pas sekuestrimit të kanabisit, policia arrestoi edhe dy shqiptarët e moshës 30 vjeç dhe 34 vjeç. Përveç trafikut të drogës, ata akuzohen gjithashtu edhe për hyrje të paligjshme në Greqi, pasi nuk dispononin dokumente të rregullta.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1 Koment

  1. agimi

    12/12/2016 at 14:16

    Frau Merkel solli ne Europe EMIGRANTET dhe Tashti DROGEN E EDIT qe e perkedheli si zbulim te ri ne politiken Europiane!!

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>