Vëzhgimi/Lajme komunaleje nga Erion Veliaj

Komunalja gjatë diktaturës ishte një ndërmarrje e komitetit ekzekutiv që merrej me punët e qytetit, si rregullim trotuaresh e rrugësh, lyerje fasadash, punët e ujësjellësit, etj. Kjo ndërmarrje modeste nuk i reklamonte kurrë punët e saj në propagandën e kohës, pasi as që vlerësohej ndonjëherë. Mirëpo do vinte një ditë, që televizionet e Shqipërisë, me kaseta të gatshme, do ktheheshin për fat që keq në televizione komunalesh. Sipas një strategjie të caktuar më parë, kreu

i agjencisë komunale të lajmeve, Erion Veliaj, ia ka bërë të mërzitshme qytetarëve shqiptarë shikimin e lajmeve. Çdo ditë qytetarët janë të detyruar të shohin prodhimet propagandistike të komunales së Erion Veliajt. Gjithnjë kryekomunali del me mëngë të përveshura për të dhënë idenë e njeriut që po punon shumë. Pastaj del në grup duke pasur në krah komisarin legjislativ të zonës e disa nëpunës të vegjël. Sheh hartën si strateg i madh, e përfundon me një intervistë ku në

sfond është patjetër një buldozer që punon. Sigurisht nuk mungojnë fjalët “prandaj më vjen mirë”, “vlera e pronës është rritur”, “sot ne…”, etj. Në këtë parodi, kreu komunal flet me lëvizjes duarsh, ndërsa komisari legjislativ i zonës tund kokën herë pas here. Ky protokoll është kaq besnik, saqë dihet para se të shfaqet si film.

Këto punime komunale mund të bëheshin fare mirë pa praninëpropagandistike të kreut të komunales, por jo, nuk mund t’i lërë të qetë qytetarët ai pa propagandën e tij. nuk la çerdhe e kopsht pa nxjerrë në televizor për një dorë gëlqere që mund t’i japë, apo për ndonjë pastrim banal të ndonjë cope të Tiranës.

Në të kundërt të kësaj propagande, ato që nuk shihen, janë planet për ta shkatërruar Tiranën me kullat e shumta. Asnjëherë këto nuk zënë vend në lajmet komunale të Erion Veliajt. Imagjinoni sikur kryeqytetet e tjera të Ballkanit apo Europës t’i mbushnin televizionet e tyre me lajme të tilla komunale.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>