Vëzhgimi/Mjeku Petrit Vargu nxjerr bllof Edi Ramën në tentativën e tij për të justifikuar operacionin “Fshesa” në administratë

vargu

Pasi doli për një javë pa pushim nëpër ekrane, portale e gazeta duke paralajmëruar shkarkimet masive që ka ndërmend të realizojë në administratën shtetërore, për t’i hapur vend punësimit të militantëve të PS-së, Edi Rama i ka dhënë jetë një nisme që në thelb përbën tentativën për të justifikuar spastrimet që do të realizohen. Kjo nismë përkon me statusin e tij në Facebook, ku i kërkon popullit që të denoncoj shkeljet dhe abuzimet e të punësuarve në sektorin shtetëror. Por kryeministrit të pakicës i kanë dalë të palarat në shesh që në fillim, pasi mjeku i QSUT, Petrit Vargu i është përgjigjur publikisht thirrjes së tij përmes një statusi në Facebook, ku ankesa shkon për ish drejtoreshën e spitalit Ogerta Manastirliu, të cilën Rama e doroviti me postin e Ministres së Shëndetësisë dhe e bëri deputete në qarkun e Tiranës. Vargu shkruan në Facebook se Manastirliu në rolin e drejtoreshës së QSUT-së i ka dhënë tre herë “paralajmërimin për pushim nga puna”, normalisht pa pasur asnjë provë kundër tij dhe të treja herët ai e ka fituar gjyqin. Por siç e ka zakon Edi Rama me shumë gjasa do të heshtë për këtë ankesë publike të mjekut Vargu, pasi drejtoresha të tilla që kanë abuzuar me pushtetin duke degraduar institucion që kanë drejtuar e duke bërë shkarkime apo emërime sipas dëshirës, kryeministri i ngre në detyrë dhe i promovon në nivele të larta drejtuese.

Postimi i Vargut në Facebook:Z.Kryeministër! Po shoh që me shumë insistim kërkoni të dini shkelje të administratës civile. Po jap eksperiencën personale: ish drejtoresha e QSUT 3 herë më ka dhënë paralajmërim për përjashtim nga puna dhe te treja herët i kam fituar me gjyq deri në Gjykatë të Lartë. Herën e parë (pasi më vonë marrëdhëniet zyrtare u prishën), ajo më thoshte se nuk kishte çfarë të bënte se kishte urdhër nga lart. Sot drejtoresha është deputete megjithëse spitali është degraduar. Kujt ti besoj Z.Kryeministër? Asaj që lexoj në facebookun tuaj apo asaj që kam përjetuar?”

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>