Vëzhgimi/Në krah të Sorosit shfaqet zëvendësi i Vllahutinit, një diplomat i specializuar për çështje peshku

dobrushi

Kreu i fondacionit Soros në Shqipëri, Andi Dobrushi ka sulmuar dje mediat lidhur me raportimet e ditëve të fundit për reformën në drejtësi. “Ajo që vërehet shpesh në media është raportimi i cekët për atë se çfarë është reforma në vetvete, cilat do të jenë kostot dhe përfitimet për qytetarin shqiptar, integrimin në BE, etj”, tha Dobrushi gjatë një aktiviteti të organizuar nga dega e SOROS në Shqipëri. Por ajo që bëri përshtypje, është se në krah të kryqëzatës kundër atyre që hedhin pikëpyetje për vettingun, u shfaq me shpatë të madhe njëri nga zëvendësit e Romana Vlahutinit, vartësi Sylvain Gamber, me detyrë shef politik i delegacionit të BE-së. “Vettingu është kushti kryesor për hapjen e negociatave dhe pavarësisht kush është ambasadorja e Brukselit në Tiranë, ky proces do të zbatohet. Kjo fushatë anti-vetting synon të njollosë të gjithë faktorët e përfshirë në reformën në drejtësi”, deklaroi Gambert. Për të vëmendshmit e çështjeve të reformës në drejtësi dhe lidhjes së shkurtër që njerëzit e Vlahutinit kanë me njerëzit e Sorosit, kujtojmë se zoti Gamber, gjithë karrierën e vet diplomatike e ka kaluar duke u marrë me çështje për të cilat edhe është diplomuar, me çështjet e peshkut. Ai ka diplomë e studime të tjera të thelluara për çështjet e peshkut dhe njihet për “kontributin” e tij lidhur me legjislacionin e peshkut, veçanërisht kur BE-së i duhet t’ia hedhë Norvegjisë apo ndonjë vendi tjetër gjatë hartimit të marrëveshjeve kuadër të eksport-importit. Ky specialist i njohur po i çon dëm njohuritë e tij duke klasifikuar shqetësimet e shqiptarëve për “vettingun” si fushatë. Më mirë do të ishte që për këtë çështje, t’ia linte vendin një “specialisteje” si Romana Vlahutin dhe ta merrte fjalën veç për çështje kompetente të fushës së tij, si fjala vjen, si të ndihmohen firmat shqiptare të kultivimit të midhjeve që të importojnë prodhimet e tyre në tregjet e Bashkimit Evropian.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>