Vëzhgimi/Presidenti i BE Tusk i vendos Ramës kufirin tek thana: Pa reforma s’ka negociata!

Edi Rama ndodhet në Bruksel qysh prej ditës së djeshme, ndërsa nuk ka ngurruar që këtë vizitë të tijën ta përcjellë përmes makinerisë propagandistike për opinionin publik, si një vizitë mjaft të frytshme. Edhe pse kryeministri do të dëshironte që të merrte një përgjigje pozitive lidhur me negociatat për në BE, presidenti i Bashkimit Europian, Donald Tusk ia preu shkurt Edvinit kur i nënvizoi se pa reforma nuk do të ketë negociata. Edhe pse BE e ka deklaruar edhe më parë se nuk do të ketë negociata me vendin tonë për shkak të kriminalitetit në rritje, drogës, bandave, Rama për një foto e krye vizitën në Bruksel dhe e shiti tek ne si ‘takimin e vitit’, kur edhe në postimin e tij në twitter, vet Tusk shkruan se është me rëndësi që të ketë reforma për forcimin e shtetit ligjor, në mënyrë që të ketë edhe negociata. Që Shqipëria të çel negociatat me BE-në, duhet së pari të largoj këtë kryeministër bandit. Duke qëndruar në krye të vendit, ai po e pengon rrugën evropiane të Shqipërisë dhe po ndëshkon qytetarët shqiptarë me izolim dhe një të ardhme të pashpresë. Ngjarjet e fundit të ku ish ministri i Brendshëm dhe zyrtarët më të lartë të policisë janë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës po ia ‘nxijnë’ faqen Shqipërisë. Lidhjet e fuqishme të kësaj qeverie me drogën dhe bandat mund të arrihen nëse largohet Rama dhe i hapet rrugë spastrimit të qeverisë kanabiste.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>