Vëzhgimi/Rama mbërthehet pas 18 qershorit, bunkeri i tij i fundit

edi-rama-makarona

Vizita e djeshme e Zëvendësndihmës-sekretarit Amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee ishte shansi i fundit i Edi Ramës për t’i treguar shqiptarëve se ndonjëherë mund të praonjë zgjidhje konsensuale, duke vendosur në qendër të prioriteteve interesin kombëtar. Por fatkeqësisht dje dominoi kryeneçësia e kryeministrit të drogës, i cili konfirmoi se nuk ka ndërmend të lëshoj karrigen edhe nëse ky vendim i tij ka si kosto destabilizmin e vendit. Edvini është mbërthyer edhe njëherë tjetër fort pas 18 qershorit, sepse e sheh si dështim faktin se për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme do t’i duhet të heq dorë nga opozita fasadë që ka marrë përsipër të ndërtojë duke eleminuar Partinë Demokratike. Edi Rama i sheh një pal zgjedhje pa opozitën legjitime si bunkerin e fundit, ku mund t’i fshihet ndëshkimit për kanabizmin e vendit, për korrupsuionin masiv dhe për lidhjet e forta me krimin. Kryeministri e ndjen se qeverisja e tij arrogante është në krizë dhe institucionet janë krejtësisht në kolaps, por sërish vazhdon të fshihet pas ndërkombëtarëve dhe 18 qershorit, sepse e di se nuk ka shpëtim në betejën me 600 mijë shqiptarë, të cilët dolën në shesh të shtunën për të mbrojtur demokracinë dhe dinjitetin përballë errësirës që propagandon krimi në pushtet.

 

1 Koment

  1. Atdheu I'm I dadhur

    17/05/2017 at 04:24

    Bo bo skandal I vertet ta mendosh se kush e drejton kete vend turp I shekullit
    Ka ardhur koha per tu menduar dy here o zot cfare turpi Po mbajme mbi shpine

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>