Vëzhgimi/Rama sulmon kryebashkiaken e Shkodrës, por bie pre e batutave të qytetarëve

index

Ditën e djeshme kryeministri Rama ishte në Shkodër ku mori pjesë në shpërndarjen e legalizimeve. Ashtu siç është bërë tashmë traditë,  Rama shkëmbeu batuta me banorët të cilët morën nga kryeministri lejet e legalizimit. Por kësaj here batutave vulgare të tij ju kundërpërgjigjën vetë qytetarët të cilët kanë vënë re frikën dhe mungesën e vetëbesimit dhe të ndjenjës së inferioritetit kur Rama gjendet përballë Ish kryeministrit Sali Berisha. Qytetari e ka pyetur për arsyen se pse ai djersitet kur sheh Berishën dhe kundërpërgjigjja se arsyeja është se gjoja është burri i mirë e bëri atë qesharak në sy të qytetarëve. Rama ka a bërë traditë gjithashtu që sa herë është në Shkodër, sulmon kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademin, por duket se traditat e tij po shpërbëhen dalëngadalë dhe është ai që gjendet në mes të ironisë së qytetarëve.  Rama u shpreh se Bashkia e Shkodrës nuk ka bërë asgjë dhe është në gjumë, ndërsa qeveria ka bërë shumë. Por faktet flasin qartë se si kjo bashki, pasi në më pak se dy muaj me fondet e bashkisë u asfaltuan 500m2, 160 metër kanalizime ujera të bardha e të zeza, 40 metër linjë elektrike të re. Tashmë për herë të parë banorët e zonës në rrugën degëzim “Isuf Sokoli” kanë një tjetër standard. Të gjitha kapacitetet e mundësitë e kësaj bashkie janë vënë në shërbim të çdo qytetari dhe komuniteti. Bashkia Shkodër ka akorduar 460 mijë dollar për 13 rrugë të Shkodrës. Nga një zonë ku nuk mund të kalojë as me makinë, sot blloku i pallateve “Qemal Draçini”, falë investimit të Bashkisë Shkodër, u kthye në një zonë me standarte, duke bërë ndërhyrje edhe në shumë zona të tjera.. Falë një projektit të Bashkisë Shkodër u arrit realizimi i qendrës për strehimin e jetimëve, duke dhënë mbështetje për njerëzit në nevojë. Bashkia Shkodër ka në plan të punës së saj edhe shumë projekte të tjera për shtresat në nevojë, të cilët së shpejti do të konkretizohen. Qendrave historike po i jepet jetë dhe vlerë duke i kthyer në identitetin e një qytetërimi të merituar. Është punuar me përkushtim ndonëse të braktisur nga qeveria qendrore.  Duhet folur me punë dhe fakte dhe jo me mashtrime dhe batutat e Ramës sa herë që i jepet rasti, përveç jetës artistike dhe kulturore të pasuruar me aktivitete dhe premiera, vëmendja përqendrohet tek problemet sociale. Inaugurimi i radhës pritet të bëhet së shpejti me prezencën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara. Z. Donald Lu, ajo e Qendrës së Zhvillimit për fëmijët me aftësi ndryshe. Eh pra para se kryeministri të luajë farsën e tij për të hedhur baltë mbi ndershmërinë dhe efikasitetin duhet të fillojë të bëjë plane për ikjen e tij pasi nuk ka më fytyrë të dalë dhe të gënjejë përpara qytetarëve.

 

 

1 Koment

  1. Populli

    20/03/2017 at 08:43

    CFAR KOMENTI TE BEJME PER NJE DROGMEN! ESHTE KOHE E HUMBUR TE MERESH ME NJE BUDALLA.TJA LEME KOHES SE ME 100% KA PER TE PERFUNDU NE KOSHIN E PLEHRAVE QE PO E SAJON VETE.
    KAN THENE DIKUR BUDALLAIT I HAP RRUGE EDHE I PIRI.
    TA DUROJME EDHE PAK DITE SE ROBI DHE ZOTI BASHKE DO JA MARRIN FRYMEN E QELBUR QE NXJERR NGA GOJA.DHE SE FUNDMI MOS E TRAZO ME SHKOP……..SE I VJEN ERA.