Vëzhgimi/Rilindja do të vijojë me kanabizimin e vendit edhe në 2017, bimët e para sekuestrohen në Malësinë e Madhe

droga-mat-laboratori-jpg

Fenomeni kanabis vijon të mbetet një problem serioz që po minon rendin dhe sigurinë në Shqipëri, e po alarmon në mënyrë të vazhdueshme fqinjët tanë, autoritetet e të cilëve sekuestrojnë dhjetëra e qindra tonë marijuanë shqiptare çdo ditë. Bilanci i ditës së djeshme ishte rreth 600 kg drogë e sekuestruar, që natyrisht për ritmet që bota e narkotrafikut ka shfaqur së fundmi vlerësohet si shifër e ulët, por në pah ka dalë një risi për 2017. Autoritetet tonë në Malësinë e Madhe kanë shkatërruar 168 bimët bimët e para të kanabisit të kultivuara për këtë vit, duke treguar se pavarësisht se në magazinat qeveritare kanë mbetur stok qindra tonelata hashash, kapo-banda në pushtet ka dhënë urdhër për nisjen e fushatës së mbjelljes së bimëve të reja. Prodhimi i mbarë i 2016-ës për “Rilindjen” ka krijuar bindjen se me narko-para mund të blejnë e kontrollojnë gjithçka, ndaj Edvini me shokë do të lejojë edhe njëherë zbatimin e planit për kanabizimin e Shqipërisë në mënyrë që të dyfishohet 6 milionëshi i parave të pista që u grumbulluan vitin që hodhëm pas krahëve. Kështu në një aksion policor të zhvilluar në Malësinë e Madhe gjatë ditës së djeshme janë zbuluar 168 rrënjë kanabis sativa të mbjella në mal dhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale Rr. P., 61 vjeç, kryeplak i fshatit Xhaj. Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Stanet e Draganit”, në një faqe mali të pyllëzuar është konstatuar një parcelë e ndarë në formë brezaresh, në të cilën kishte të mbjella në tokë në shishe plastike me fundin e tyre të prerë  gjithsej 168 fidanë kanabisi me lartësi nga 2 deri në 5 cm.

Korçë, kapen 300 kilogramë drogë/ Policia e Korçës ka sekuestruar ditën e djeshme 300 kilogramë kanabis sativa të fshehura në dy banesa të braktisura në fshatin Vithkuq. Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në dy ambiente të ndryshme, konkretisht në çatinë e një ndërtese dhe në një banesë tjetër, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 23 thasë me një sasi rreth 300 kilogramë kanabis, si edhe 2 armë zjarri. Policia për drogën e sekuestruar ka shoqëruar dy persona të dyshuar dhe po vijon punën për  zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.

Milano, arrestohen dy shqiptarë me 258 kg drogë në makinë/ Financierët e Komandës së Provincës së Milanos kanë sekuestruar dje 130 kg drogë dhe kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë. Dy të arrestuarit ishin banorë të një pallati në zonën Niguardia në Milano dhe kishin fshehur brenda një garazhi ku ishin tre makina, 122 kg mariahunë, 4 kg kokainë dhe 132 kg hashash, ndoshta për t’i shpërndarë në sheshet e Milanos. Gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë me 46 plumba të kalibrit 9, që rezultuan të vjedhura, 10 mijë euro si dhe aparatura kompjuterike. Policët e kompanisë së Gorgonzola kanë sekuestruar edhe tre makinate përdorua nga çifti për tregtinë e drogës.

Greqi, kapen  shqiptarët me 98 kg kanabis/ Policia greke ka zhvilluar dje dy operacione të ndryshme ku kanë mbetur të arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Të tre shqiptarët akuzohen për transportimin e një sasie të madhe kanabisi, me qëllim trafikimin në tregun grek. Sipas komunikatës së policisë, i pari u arrestua një shtetas i moshës 29 vjeç, pas kontrollit që u ushtrua në afërsi të Kosturit, në automjetin që drejtonte. Aty janë gjetur edhe katër çanta udhëtimi, që përmbanin 98.2 kg kanabis, të ambalazhuar në 90 paketa. Para këtij automjeti ndodhej një tjetër, në rolin e pararojës, që nuk ndaloi për kontroll nga policia, por rriti shpejtësinë dhe u gjet më pas i abandonuar në një zonë të qytetit të Grebenesë. Pas verifikimit, rezultoi se drejtues i këtij mjeti ishte një shtetas shqiptar i moshës 34 vjeç, që tashmë është shpallur në kërkim, ndërsa mjeti ishte në pronësi të një shtetaseje po shqiptare, 34 vjeç, që u gjet dhe u arrestua të mërkurën në mesditë në Selanik. Policia ka sekuestruar drogën, dy mjetet, dy telefona celularë, si dhe një shumë prej 120 eurosh, që i arrestuari i parë kishte me vete.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>