Vëzhgimi/Shqipëria larg BE-së për faj të Ramës, ky i fundit kërcënon Europën për paaftësitë e tij

Edi Rama, është shprehur i indinjuar për Brukselin lidhur me mos hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.  Në një intervistë për gazetën gjermane, “Frankfurter Rundschau”, Rama shprehet se pozicionet dhe kushtet ndryshojnë vazhdimisht. “Na u tha që negociatat do të fillonin kur Reforma Kushtetuese të realizohej në kuadër të Kapitullit mbi Drejtësisë në negociata. Pra, ndryshuam Kushtetutën, por bisedimet e pranimit nuk kanë filluar. Pastaj na u tha se ligji ishte i rëndësishëm për komisionet e vettingut. Pastaj na u tha se ishin të rëndësishme zgjedhjet parlamentare, që ne të çelnim negociatat. Tani kemi bërë gjithçka, dhe do shohim se çfarë do të ndodhë. Nisja e bisedimeve mund të ndodhë vitin e ardhshëm nëse Këshilli i BE-së jep një mendim pozitiv, por mund të mos ndodhë as vitin e ardhshëm. Procesi i zgjerimit, është bërë gjithnjë e më i padrejtë, dhe më pak i parashikueshëm për shtetet kandidate,” ka theksuar ai. Rama kërkon që të ushtroj ndikimin e tij të korrupsionit dhe krimit në masë dhe të jetë i pranueshëm nga të gjithë. Europa absolutisht nuk përputhet me qëndrimet enveriste të tij. Pavarësisht apelit të vazhdueshëm për mbarëvajtjen e një procesi zgjedhor, Rama sërish i cenoi ato. Në 25 Qershor në vend u mbajtën zgjedhjet me më shumë probleme se ndonjëherë. Blerja e votës për ryshfetit dhe kërcënimeve bën që Rama të merrte timonin e pushtetit, paçka se la pas një proces me mjaft mangësia e që nuk i shkon përshtat një vendi që ka premisa për t’iu bashkuar familjes evropiane. Sikur të mos mjaftonin zgjedhjet, lidhja e fuqishme me bandat e krimit, të trumbetuara fort nga ndërkombëtarët po e minojnë procesin e integrimit. Në një kohë që fqinjët tanë kanë bërë progres në këtë drejtim, Shqipëria po bën hapa pas me Edi Ramën kryeministër.  I gjendur në të tilla kushte, kryeministri i bandave nis sulmin ndaj ndërkombëtarëve si e vetmja rrugë shpëtimi për të dalë nga ky batak ky ka hyrë. Që të synosh integrimin në BE së pari duhet të përfaqësosh vlerat, ashtu sikundër ndërkombëtarët përqafojnë reformat, standardet, luftimin e krimit dhe korrupsionit. Ndërsa Rama ecën ekstremisht kundër këtyre vlerave. Rama në fakt udhëhiqet nga idetë e etit të tij shpirtëror, ku përqafimi i vlerave të lindjes janë në plan të parë. Duke qenë se është kundër vlerave dhe parimeve perëndimore, ai guxon dhe kërcënon hapur Bashkimin Europian. Së dyti, raportet e ndërkombëtarëve, fund e krye kritikojnë këtë qeveri për mos garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe larg aferave korruptive. Ambasadori amerikan Donald Lu, si dhe eurodeputetët para dhe gjatë fushatës apeluan vazhdimisht për instalimin e standardeve në Shqipëri , në mënyrë që rruga drejt familjes evropiane të jetë më e afërt për Shqipërinë. Rama nuk e do këtë, ndaj dhe ‘inatçor’ ai kritikon ndërkombëtarët.

Deputeti i PD, Tritan Shehu: Shqiptarët nuk kanë humbur besimin ndaj BE-së, por ndaj qeverisë tënde/Mënyra sesi qeveria e Edi Ramës ka trajtuar marrëdhëniet e Shqipërisë me jashtë, apo çështjen e anëtarësimit në BE, është kritikuar në mënyrë të vazhdueshme nga deputeti demokrat Tritan Shehu. Shfaqjen e kryeministrit Rama me atlete Adidas në takimet e nivelit të lartë ai e ka cilësuar si një akt qesharak, që reflekton nivelin e  diplomacisë që aplikon kjo qeveri e lidhur me krimin. Por gjatë ditës së djeshme Shehu është ndalur tek intervistat më të fundit që kryeministri ka dhënë në mediat ndërkombëtare, respektivisht për “Frankfurter Rundschau” në Gjermani dhe “La Republica” në Itali. Rama në të dyja intervistat e ka quajtur çmenduri, frikën e udhëheqësve evropianë, të cilët sipas tij, e lidhin hapjen e negociatave të pranimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, me zgjedhjet në vendet e tyre apo rebelimin e opinionit publik. Pikërisht me këtë qëndrim të kryeministrit nuk pajtohet Tritan Shehu, i cili shprehet se kryeministri praktikisht i thotë Brukselit se shqiptarët nuk besojnë më tek institucionet europiane dhe politika e zgjerimit, çka është një pohim i gabuar pasi ky popull në të vërtetë po humb durimin me qeverinë e inkriminuar të Edi Ramës. “KRYEMINISTRI ME INTERVISTAT NË SHTYPIN NDËRKOMBËTAR, VEÇSE DËMTON PROCESIN E INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË! Reflektim për dy intervistat problematike të tij në tre ditë: 1-Në gazetën gjermane “Frankfurter Rundschau” ai pothuajse “kërcënon” BE për vonesën në hapjen e negociatave me ne, duke deduktuar se shqiptarët po humbin durimin ndaj Brukselit, gjë që mund t’i bëjë të ndërmarin hapa të tjera!! SHQIPTARËT NUK PO HUMBIN DURIMIN NDAJ BRUKSELIT, QË ËSHTË E VETMJA ALTERNATIVË PËR NE, POR NDAJ VETË Z. RAMA! Vonesa jonë në këtë proces, e veçanërisht parakalimi i vendeve të tjera të Rajonit, vjen për shkak të problemeve tona, krimit, drogës, korrupsionit, aventurizmit etj, përgjegjëse për të cilat është Qeveria e drejtuar nga ai”, shprehet Shehu. Deputeti demokrat kritikon gjithashtu Ramën edhe për stilin paternalist të diplomacisë, që përpiqet të tregojë kur flet për trevat e tjera shqiptare. “Më tej “gafat” thellohen kur kryeministri kërkon të shfaqet si “babai i një kombi të diskriminuar”, duke “harruar” se shqiptarët tashmë jetojnë e qeverisin vetë në shtete demokratike në Rajon, gjë që nuk ndodh me disa popuj të tjerë europianë”, thotë ai. Më tej në postimin e tij, deputeti Shehu shpreh shqetësimin për faktin se kryeministri gjatë vizitës së tij në Itali, nuk e mori fare në konsideratë rolin e fqinjëve tanë dhe partnerëve strategjikë në procesin e integrimit europian të vendit. Në përfundim Shehu i bën apel kryeministri Rama që të mos japë më intervista të tilla, pasi me qëndrimet e tij dhe gjuhën agresive të përdorur veçse i prish punë vendit dhe rajonit. “NDONËSE I SAPO KTHYER NGA ITALIA AI LË NË HARRESË ROLIN E MADH TË ROMËS NË PROCESET TONA INTEGRUESE E DEMOKRATIKE! Motori i BE mbetet Trekëndëshi Berlin-Paris-Romë, të cilin Z.Rama paradoksalisht e redukton në Boshtin “Berlin-Paris”, gjë që bie ndesh edhe me interesat tona. 2-Në intervistën për “La Republica” nga Roma, ai provokon dëmtueshëm Brukselin me përcaktimin që i bën “Rajonit” me vendet e tij. Ai “harron” se termi “Ballkan Perëndimor” është politik e i vetmi që përdoret nga BE për Rajonin tonë me perspektivë europiane. Ne nuk kemi asnjë interes ta vëmë në dyshim këtë përcaktim e përbërësit e tij!! SA MË PAK INTERVISTA TË PUBLIKOJË KRYEMINSTRI YNË, AQ MË MIRË DO TË ISHTE PËR VENDIN E RAJONIN”, thekson Shehu.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>