Viti i Ri, vjedhje të reja

rama-makarona

Po mbyllet viti zullumqar 2016 me shifra të tmerrshme shpërdorimesh financiare dhe me një klientelë kryeministrore që ka privatizuar buxhetin e shtetit. Viti i ri do nisë me premisa edhe më të këqija, pasi Edi Rama ka nevojë për vjedhje të reja, që të mbajë ngrohtë biznesmenët e oborrit, të ngrejë një aparat represioni ndaj opozitës, si dhe t’u përgjigjet marrëveshje të pisëta me krimin e organizuar. Vjedhjet e reja të 2017-s do jenë të një niveli më të lartë, pasi për të siguruar mekanizmin e keqqeverisjes, është e domosdoshme blerja e zgjedhjeve të 18 qershorit

Ndërsa jemi duke përmbyllur ditët e fundit të 2016-ës, një tjetër vit më i zymtë po na troket në derë. Qytetarët shqiptar të trajtuar me neveri dhe përbuzje nga kryeministri i tyre në këtë mandat qeveris, janë të destinuar që ta nisin 2017-ën me mangësia që shkojnë përtej normales, fjala këtu edhe për mungesën e vakteve në tavolinë. Prej 3 vitesh edhe pak, qytetarët shqiptar vetëm sa kanë mbijetuar  në vendin e tyre, ndërsa aleanca e Ramës me krimin ka shtrirë duart e korrupsionit dhe të ryshfetit. Varfëria dhe ndjenja e pamundësisë që është kultivuar në mesin e shqiptarëve është produkt i fabrikuar drejtpërdrejtë nga duart dhe mendja e një të korruptuari si Edi Rama, që mendon se populli ushqehet me premtime boshe dhe nuk ka nevojë të punojë për të siguruar të ardhura. Shqiptarët e mashtruar prej “Rilindjes” së Edvinit, pas qershorit 2013 nuk panë asnjë vend pune të ri të hapur dhe asnjë mbështetje nga shteti për iniciativa private në biznes, por u njohën me dorën e një hajduti të pangopur, ku interesat e xhepit personal gjithmonë rezultonin në triumf mbi ato të qytetarëve të pambrojtur. Ky hajdut për kryeministër bashkë me hienat e tij të shpërndara në postet më të rëndësishme të kabinetit qeveritar, e zaptuan Shqipërinë sikur ta kishin pronën e trashëguar prej familjes, ndërsa zgjodhën alternativën e orientimit të ekonomisë së saj drejt mjerimit. I sollën kanalizimin e vendit, ku prej milionave të siguruara nga shitja e tij, fitimtar dilnin vetëm policët e Tahirit. Rama së bashku me kabinetin e pangopur e lanë vendin në varfëri ekstreme, ndërsa nuk e ndalën aspak dorën përballë biznesit apo individëve të caktuar. E tillë ishte gjëma që i bënë edhe investitorëve të huaj, duke refuzuar në mënyrë kategorike hapjen e mijëra vendeve pune apo lulëzimin e ekonomisë vendase. Madje, madje shkuan deri atje sa hartuan dhjetëra taksa skandaloze të inkuadruara brenda sistemit fiskal në mënyra të fshehta vetëm e vetëm që të vjedhin sa më shumë miqtë dhe të afërmit e tyre, që janë dekoruar me karrige drejtorësh në administratë. Të ecurit nën idenë “Vjedhim sa nuk mbajnë më xhepat dhe llogaritë bankare” ka qenë në tre vite mendësia me të cilën janë ushqyer këta hajdutë të parasë publike që e vodhën popullin me çdo tender, konçension apo partneritet privat-publik, siç parapëlqejnë ta quajnë në mënyrë të moderuar. Rama me vetëdije të plotë e orientoi vendin drejt greminës, ndërsa e “zhveshi” këtë popull duke i marrë edhe qindarkën e fundit. Dëshpërimisht i vendosur për një mandat tjetër hajdutërie ai nuk njeh kufij të moralit dhe të limit të vjedhjeve. I kthyer në një personazh grotesk duke i përngjarë një Robin Hudi modern që në këtë rast vjedh të varfrit për t’jua dhënë të pasurve. Edi Rama me kupolën e tij arriti të prodhonte vetëm një lajm për mbarë botën, trafikun me përmasa të tmerrshme të drogës. Rama i ka hyrë në hak edhe të majtëve me premtimet e tij të pa mbajtura. Ndaj zgjidhja mbetet në dorën e qytetarëve, të largojnë me forcë njeriun që  po sakrifikon edhe jetët e tyre për xhepat personal.

 

 

1 Koment

  1. agimi

    31/12/2016 at 14:01

    Po foton me shoqen CUCI ne france nuk e keni?

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>