Vizita e zëvendësit të Trump në Podgoricë, si një mesazh adresuar Moskës  

Podgorica zyrtare pret zëvendëspresidentin e SHBA Mike Pence. Ashtu siç pritej, ai ka konfirmuar partneritetin strategjik mes dy vendeve dhe interesin e posaçëm amerikan për Ballkanin. Megjithatë duket qartë, se ardhja e zv/presidentin amerikan në Mal të Zi është një mesazh drejt Rusisë, që t’i mbajë larg diversionet e saj nga rajoni

 

Podgorica zyrtare me një njoftim pompoz mirëpret zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence. Ashtu sikurse pritej ai ka konfirmuar partneritet strategjik mes dy vendeve. Megjithatë është qartë e dukshme se ardhja e ti në Mal të Zi është një mesazh në adresë të Rusisë. Mike Pence është zyrtari më i lartë që viziton Malin e Zi, që pas vendosjes së bashkëpunimit mes vendeve një shekull më parë. Në rrugën ku do të kalojë Pence trafiku do të jetë i mbyllur dhe masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë. Mike Pence vjen me ftesë të kryeministrit Dushko Markoviq, për të marrë pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut. Samiti zhvillohet sot dhe aty do të marrin pjesë udhëheqësit e shteteve apo qeverive të Malit të Zi, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë.  Qeveria e Malit të Zi nuk u përgjigj në pyetjen e DW, se sa njerëz janë të angazhuar në përgatitjen e pritjes së Pence, por pranuan se kjo është pritja më e madhe e organizuar ndonjëherë në Malin e Zi. Përgaditjet për pritjen e zëvendëspresidentit kanë zgjatur dy muaj.

Mesazh i pritur/”Vizita e zëvendëspresidentit perceptohet si një shlyerje borxhi ndaj Malit të Zi, pas arritjeve të rezultateve shumë të vlefshme në aspektin e zhvillimit politik me referendum”, thotë Ivan Vukovic profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Podgoricë.

Gazetari i së përditshmes “Vijesti” Divan Muric mendon, se nuk do të ketë diçka të re për të informuar, sepse siç thotë ai: “Ne do të marrim vetëm informacione që janë të protokolluara nga ata. Do të përsëriten mesazhet, se Mali i Zi është tani një aleat i SHBA-së, dhe se Mali i Zi është në rrugë të qartë drejt Perëndimit”.

Shikim nga Moska/Ajo për çka me siguri nuk do të flitet, por në mënyrë të dukshme do të bëhet e qartë, është mesazhi në adrësë të Rusisë. Pence vjen në Mal të Zi nga Gerorgjia, turneun evropian ai e nisi më 30 korrik me vizitën në Estoni. ” Ky turne mund të interpretohet si një mesazh për Rusinë. Është e mjaftueshme të shihet vetëm agjenda e vizitave: Estonia, Gjerorgjia dhe Mali i Zi, vende që duan të largohen nga ndikimi i Rusisë dhe vende që duan sigurinë se Shtetet e Bashkuara i mbështesin ato”, thotë Muric. Me këtë pajtohet edhe politologu Vukovic:”Turi Evropian i Pence mund të shihet si një lloj manovrimi gjeopolitik për të kujtuar Moskën se sjellja e tyre agresive në arenën ndërkombëtare nuk është e pakufizuar”. Qeveria njoftoi, se Maik Pence të mërkurën në mëngjes fillimisht do të takohet me kryeministrin Markoviq. Më pas do të fillojë samiti i Kartës së Adriatikut. Karta është  thelemluar me qëllim që të ndihmohen vendet, që aspirojnë anëtarsim në NATO. Kjo kartë u nënshkrua në vitin 2003 nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe SHBA. Mali i Zi dhe Bosnja i janë bashkuar zyrtarisht Kartës së Adriatikut në vitin 2008, ndërkohë që Serbia mori statusin e vëzhguesit.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>