Vizita historike në Bujanoc e Preshevë/Presidenti Nishani:Kërkojmë të respektohen shqiptarët kudo ku jetojnë

nishani

Kreu i Shtetit kremtoi 130-vjetorin e Mësonjëtores së parë shqipe në komunat e Bujanocit dhe Preshevës. Presidenti i Republikës prej dy ditësh gjendet nëkomunat shqiptare të Luginës së Preshevës, ku nëtakimet qëka zhvilluar, ka nënvizuar rëndësinë që ka respektimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve, si një parakusht për bashkëjetesë të qetë e në paqe

 

Presidenti Nishani e filloi vizitën e tij në qytetin e Bujanocit, ku u takua me përfaqësues të pushtetit vendor të këtij qyteti, Kryetarin e Komunës, zotin Shaip Kamberi, Nënkryetarin e Komunës me kombësi serbe, zotin Stojanča Arsić, anëtarin shqiptar të Parlamentit të Serbisë, zotin Fatmir Hasani, Kryetarin e Këshillit Kombëtar shqiptar Jonuz Musliu, për të vijuar më pas disa takime të veçanta me përfaqësues të partive politike shqiptare të Komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Gjilanit. Në të gjitha këto takime Presidenti Nishani u njoh drejtpërdrejti me shqetësimet e popullsisë shqiptare të këtyre komunave, të cilat fokusoheshin në realizimin e të drejtave të tyre më themelore të studimit të nxënësve në gjuhën shqipe, si dhe mungesën e mbështetjes ekonomike për këto komuna.Presidenti Nishani evidentoi vëmendjen që u kushton këtyre shqetësimeve, si dhe i siguroi bashkëbiseduesit se do të vijonte të mbështeste dhe nxiste projektet e përbashkëta mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Serbisë për adresimin e çështjes së pajisjes me tekste dhe mjete mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të këtyre komunave në Luginën e Preshevës. Gjithashtu, Presidenti Nishani theksoi se “është përgjegjësi e shtetit shqiptar që të vijojë me një platformë dhe agjendë konkrete të mbështesë kërkesat tuaja, si dhe të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet serbe që zgjidhjet të jetësohen në legjislacionin e Serbisë”.Me rastin e 130-vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe dhe Ditës së Mësuesit, Presidenti Nishani vizitoi shkollën fillore të fshatit Tërnoc me shumicë shqiptare, si dhe përshëndeti në aktivitete të veçanta, të zhvilluara me këtë rast në Komunat Bujanoc dhe Preshevë.Kreu i Shtetit në të gjitha këto aktivitete, së pari përshëndeti dhe uroi në Ditën e Mësuesit, të gjithë mësuesit, edukatorët dhe pedagogët shqiptarë, kudo që ndodhen, në Shqipëri apo vendet e tjera të rajonit dhe në diasporë, duke vlerësuar me mirënjohje kontributin e tyre për edukimin e brezave. “Në këtë ditë të shënuar për arsimin e kulturën shqiptare, ne kujtojmë me krenari dhe përulemi me respekt para gjithë mësuesve tanë, të cilët na mëkuan dashurinë për dijen dhe gjuhën amtare” – u shpreh Presidenti Nishani.Në mënyrë të veçantë Presidenti Nishani vlerësoi mësuesit e shkollave shqipe të Luginës së Preshevës për sakrificat e bëra në ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe zakoneve kombëtare, duke theksuar se: “ju të dashur mësues, me dashurinë e madhe për identitetin kombëtar, me dashurinë e madhe për fëmijët dhe shkollimin e tyre, keni tejkaluar këto vështirësi dhe me brezat e nxënësve që keni nxjerrë në dritë keni bërë krenar jo vetëm Medvegjën, Bujanocin, Preshevën, por e keni bërë krenar të gjithë kombin shqiptar”.Në të gjitha takimet dhe aktivitetet e zhvilluara, Presidenti Nishani, theksoi në mënyrë të përsëritur se Shqipëria e ka jo thjesht detyrim kushtetues mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, kudo që ata jetojnë, por ka edhe përgjegjësinë për mbështetjen e tyre në arritjen e kërkesave të tyre legjitime. “Koha e deklaratave është tejkaluar tashmë dhe shqiptarëve nuk mund t’i mohohet veçanërisht e drejta e mësimit në gjuhën amtare”-u shpreh Presidenti Nishani.Në mënyrë të veçantë Presidenti Nishani theksoi se Shqipëria dhe institucionet e saj respektojnë në mënyrë thelbësore parimin e bashkëjetesës dhe të respektit të ndërsjellë mes popujve të ndryshëm të rajonit të Ballkanit dhe nuk kërkojnë as më shumë e as më pas këtë respekt edhe për shqiptarët kudo që ata jetojnë. “Respektimi i tyre do të jetë një mesazh i qartë jo vetëm për marrëdhëniet e mira mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe për të gjitha kombet që jetojnë në rajonin e trazuar të Ballkanit”.Presidenti Nishani bëri thirrje gjithashtu për të parë nga e ardhmja euroatlantike dhe jo kthimi pas në të shkuarën konfliktuale, duke theksuar se rruga e bashkimit kombëtar ëshët në Bashkimin Evropian. “Të gjithë së bashku duhet të bëjmë më shumë, si për vatrat tona, ashtu edhe për të ardhmen e paqtë e bashkëpunuese të rajonit. Duhet të vijojmë të kontribuojmë për ndërtimin e një fqinjësie të mirë, bazuar në mirëkuptimin dhe respektin reciprok. Le të ndërtojmë së bashku një rajon të vlerave, një rajon më human, një rajon ku qytetarët të jetojnë në paqe e në harmoni me njeri-tjetrin, një rajon ku s’ka vend për urrejtje dhe padurim ndaj tjetrit, një rajon ku respekti dhe mirëkuptimi të jenë vlera të qytetarisë evropiane” – u shpreh Presidenti Nishani.Vizita historike, e para e këtij niveli nga një President i Republikës së Shqipërisë në Komunat e Bujanocit dhe të Preshevës u përcoll me shumë hare e dashuri nga popullsia shqiptare e këtyre komunave, si dhe u shpreh me fjalë prekëse nga drejtuesit e këtyre komunave, si dhe në programet artistike të organizuara enkas për vizitën e Presidentit Nishani.Gjatë vizitës në Komunat Bujanoc dhe Preshevë të Republikës së Serbisë, Presidenti Nishani u shoqëruar me respekt dhe nderim të veçantë nga përfaqësuesi i lartë i Qeverisë së Serbisë, zoti Zoran Stanković, Kryetar i Trupës Koordinuese për Komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>