Vota jonë ka frymë dhe shpirt!

albina-deda

Qytetarë të Mirditës, Lezhës e Kurbinit! Vëllezër e motra demokratë!

Edhe pak ditë na ndajnë nga 25 Qershori. Është në mendjen dhe dorën tonë që kjo datë të mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë si dita kur ne, sëbashku, shpëtuam demokracinë dhe ndëshkuam krimin shtetëror dhe oligarkinë!

Këtu duhet të rifillojë ngritja e dinjitetit tonë qytetar, i cili po dhunohet e tallet me cinizëm nga një psikopat narcist , i cili me pafytyrësi, sëbashku me ortakun e tij në kusari, po “luftojnë” si Sanco Panco se kush të bëjë opozitarin. Ata jo vetëm nuk e konsiderojnë Opozitën dhe Qytetarin, por mundohen me forma idiote të sajuara e konspirative të fshijnë kujtesën tone, e cila për ata nuk ka moshë vetëm 4 vjeçare, por daton prej vitit 1944. Pikërisht, atëherë, u institucionalizua me dhunë e mashtrim kjo farë e pështirë, e cila sot është e njëjtë gjenetikisht, por më e sofistikuar dhe më e fortë materialisht.

Ndaj për këdo, por për njerëzit e vendlindjes sime më shumë se për këdo, ky regjim e kjo kastë nuk durohen kurrë.

Ndaj dhe vota jonë duhet të ketë frymë e shpirt hyjnor për t’u përballur me Edi Ramën, Ilir Metën dhe aksesorët e tyre të pështirë.

Frymën e shpirtin vota jonë e merr nga shpirti i djemve të Qafë-Valmirit, që etërit e tyre i varrosën të gjallë. E merr nga vuajtja gjysëm shekullore, burgosja, dhunimi, internimi e pushkatimi i prindërve tanë. E merr nga fryma e mijëra klerikëve që u flijuan. E merr nga e ardhmja e shpresa e fëmijëve tanë, të cilët janë jetimë e të abandonuar nga Republika e Oligarkisë. Sot nderi dhe krenaria shqiptare janë në provë të triumfojnë ose të hidhen në qoshe si të pavlerë si rrobat e gabit!

Taktika Rama-Meta është taktike infantile e tymuese dhe aspak reflektim. Ata janë ujqër dhe çakej, që kacafyten për një llokme më tepër, që duan sërish ta shkoqin nga trupi i sfilitur i Shqipërisë. Nesër do të jenë bashkë pas një dreke me pafytyrësi në Gjirin e Lalzit apo te Pazari i Ri. Krimineli e hajduti nuk kanë fytyrë, as sedër.

Ndaj le të bashkohemi, jo thjesht si në një rit politik për të shkuar drejt pushtetit, por si në një operacion shpëtimi humanitar, ku rrezikohet aveniri ynë dhe nderi kombëtar.

Flamuri mavi ka degjeneruar, ndaj Edi Rama po tund si velat e shpëtimit Flamurin Kuqezi!

Dijeni mirë se ky njeri e çeta e tij nuk kanë lidhje as me flamur, as me Atdhe, as me nder kombëtar, as me dinjitet familjar. Gjithshka është mashtrim mediokër ordiner.Vetëm për ata nuk ka dilemë.

Në këto kushte, kur nuk bëhet fjalë për një mandat 4 vjeçar, por për një tentativë finale për të nënshtruar e mashtruar çdo shqiptar, është vota jonë shpëtim. Është vota jonë që nuk ka brenda saj formalitetin individual të votimit, por fuqinë magjike të shpëtimit. Le t’ju bashkohemi popujve të qytetëruar të botës demokratike, që nën lidershipin Trump a Macron treguan fuqinë e qytetarit të lirë. Ndaj jam e sigurt se dhe ne kemi dinjitet, krenari e vullnet që më 25 Qershor të tregojmë se ekzistojmë.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>