Vrasje në mes të Tiranës, Tahiri shqetësohet për forcimin e koalicionit qeverisës

edi rama sajmir tahiri

2 të vdekur dhe 1 i plagosur pranë Lulishtes 1 Maj, kryeqyteti i terrorizuar

 

 

Krimi në vend vijon çdo ditë të rrezikojë jetët e shqiptarëve. Ndërsa rendi dhe siguria ndodhet në gjendjen më të keqe të arritur në këto 24 vjet demokraci, Rama-Tahiri flasin për një polici që ka si objektiv të vetën sigurimin e jetës së qytetarëve të saj. Shifra alarmante mbushin çdo ditë kronikën e zezë, një situatë e denjë kjo për vendet e destabilizuara dhe vatrat e konfliktit në botë. Si askund tjetër në Europë dhe botë, Shqipëria ecën me ritme të shpejta drejt një vendi ku nuk ka institucione që garantojnë rendin dhe sigurinë publike. Në vend po rikthehen atentatet. Brenda një harku të shkurtër kohor krimit i është dhënë pushtet i pakufishëm, ndërsa qytetarët të tmerruar rrezikojnë ndjeshëm jetët e tyre. Rreth orës 20.00, prapa Lulishte 1 Majit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri tip kallash nikov në drejtim të automjetit tip BMË seria 5 ngjyrë gri AA 675 JS , ku në makinë në timon Elvis Gaçaj, në vend të parë Aurora Oskyan, pasagjer, Kevin Rugova, si pasoj e të shtënave kanë gjetur vdekjen shtetasi Kevin Rugova dhe Aurora Oskyan, si dhe është plagosur Elvis Gaçaj. Rreth 10 të shtëna me armë zjarri janë lëshuar mbi viktimat, ndërsa zona ka qenë e populluar në ato momente, duke shkaktuar jo pak panik. Zgjedhja për të bërë atentatin ka qenë e përkryer për të mos bërë të mundur largimin me makinë. Vrasja është kryer në rrugë dytësore, brenda grumbullit të pallateve, me shumë rrugica dhe mundësi të mëdha për të lëvizur dhe fshehur në këmbë. Disa qindra njerëz janë të mbledhur çdo natë në dhjetëra kafe dhe bare që ndodhen rreth e rrotull vendit të ngjarjes. Viktimat janë të moshës rreth 30 vjeç, ndërkohë që i plagosuri është në gjendje të rëndë. Njerëzit e tritolit dhe të krimit kanë lehtësi sot, derisa persona të inkriminuar janë futur në polici, dhe oficerë të policisë janë anëtarësuar në banda. Kjo është panorama që ofrohet përmes Policisë së Shtetit. Pasiguria ndjehet sot kudo anembanë vendit.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>