Xhelal Mziu inspekton asfaltimin e lotit të dytë të rrugës “Demokracia” 7 km, u shërben banorëve të Kamzës, Paskuqanit dhe Tiranës

rruga-demokracia1

Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, inspektoi punimet në lotin e dytë të rrugës “Demokracia” 7 km të gjatë. Ky investim ju vjen në ndihmë jo vetëm banorëve të Kamzës dhe Paskuqanit, por dhe atyre të Tiranës të cilët zgjedhin këtë aks rrugor për të shkuar në qytetin e Tiranës. Rruga është financuar  totalisht më të ardhurat e Bashkisë Kamëz, me vlerë mbi 2.5 miliardë lekë.  Gjatë inspektimit kryebashkiaku Xhelal Mziu u shpreh: – “Jemi në inaugurimin e lotit të dytë të rrugës “Demokracia” në Paskuqan. Është një investim i financuar 100% nga buxheti i Bashkisë. Janë  3 lote të financuara nga Bashkia që kanë një vlerë më shumë sesa 2.5 miliardë lekë. Ishte kërkuar për më shumë sesa katër vite

financimi i investimit të kësaj rruge nga buxhetin e shtetit, po pavarësisht se ishte projekti më i rëndësishëm i Bashkisë Kamëz, që kishte një impakt për Paskuqanin, për Kamzën, por edhe për Tiranën, nuk u mundësua financimi i saj për arsye politike.  Investimi i kësaj rruge, jam i sigurt, që do të japë një impakt të jashtëzakonshëm social, por edhe ekonomik në këtë zonë. Mosfinancimi nga buxheti i shtetit, por financimi i saj vetëm me të ardhurat e Bashkisë ka cunguar investimet në sektorë të tjerë të Kamzës”.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>