Xhelal Mziu inspekton punimet në rrugën “Elez Isufi”, investim me standardet bashkëkohore

_3-0

Vijon puna intensive e Bashkisë Kamëz për realizimin e investimeve publike

Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, inspektoi një nga investimet që po realizohen në lagjen 1 në Bathore. Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës “Elez Isufi”, projekt që do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës urbane në lagjen 1 Bathore. Rruga “Elez Isufi”, me gjatësi 506 ml, do të ketë gjerësi 4.5 ml, kunetë dhe trotuare 1 ml në të dyja anët e saj, si dhe ndriçimin gjatë gjithë segmentit rrugor.  Bashkia Kamëz ka përfshirë në prioritetet e investimeve të saj edhe këtë rrugë, e cila do të financohet nga të ardhurat e vetë Bashkisë, meqenëse nga qeveria nuk është akorduar asnjë qindarkë për projektet, nga të cilat do të përfitonin banorët e Kamzës. Në këtë mënyrë vijon puna intensive e Bashkisë Kamëz për përmirësimin e infrastrukturës urbane, gjë që përbën një ndër synimet kryesore të Bashkisë dhe të kryebashkiakut Xhelal Mziu.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>