Zbulohet VKM-ja/Berisha: Rama lejoi hyrjen e 1300 kontenierëve

jpg

Skandali i kontenierëve me mbetje të rrezikshme që kanë hyrë në vendin tonë është një nga enigmat më të mëdha se ku kanë përfunduar lëndët kimike. 1300 kontenierët u nisën nga Italia me destinacion Shkupin duke kaluar tranzit në Shqipëri, por nuk dolën kurrë nga kufiri ynë. Dokumentet tregojnë se në shkurt 2016 Qeveria Rama ka miratuar një vendim që lejon mbetjet e rrezikshme të kalojnë tranzit dhe të depozitohen në Shqipëri. Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar këtë fakt, duke e quajtur “vendim famëzi” dhe shton se VKM-ja është botuar me urgjencë për 7 ditë në Fletoren Zyrtare. “Ky është vendimi famëzi i qe lejon mbetjet radioaktive te tranzitojne dhe te depozitohen ne Shqipëri. Ky vendim i botuar me urgjence brenda 7 ditëve ne fletoren zyrtare, korrespondon plotësisht me periudhën e shkarkimit te kontejnerëve me helme toksike dhe lende radioaktive ne Durrës për fillimin e shtatorit 2016”, shkruan në Facebook ish-Kryeministri Sali Berisha.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>