Zgjedhja e Presidentit, Kuvendi për 5 minuta djeg edhe raundin e dytë

parlameti-bosh

Ka përfunduar pa një emër konkret edhe seanca e djeshme e Kuvendit e thirrur për  raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit. Nuk janë dashur më shumë se 5 minuta, aq sa Vasilika Hysi në emër të Konferencës së Kryetarëve, të deklaronte se nuk ka asnjë kandidat për president për këtë raund dhe që pas kësaj kreu i Kuvendit të lajmëronte përfundimin e kësaj seance me lajmërimin për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, me shpresën për të gjetur një kandidat për raundin e tretë, i cili zhvillohet pas një jave, në 27 prill. Dje Kuvendi dogji edhe raundin e parë. Mazhoranca pretendon se ka votat për ta zgjedhur vetë Presidentin e ri, por se kërkon konsensusin e opozitës, për një kandidatë të gjithë pranuar.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>