Zgjedhjet në Kosovë/Të gjithë arrijnë sukses, por mbetet enigmë si do formohet qeveria e re

hajradinaj-620x340

Exit Poll-et nxjerrin koalicionin e PDK-AAK të parin, por me rezultate të pamjaftueshme për krijimin e një mazhorance. Vetëvendosja regjistron rritje të madhe dhe duket se qëndrimet e saj do të ndikojnë në krijimin e një koalicioni tjetër të madh për nxitjen e dialogut me serbët

 

Sipas Exit Poll-it të realizuar nga Klan Kosova, koalicioni PAN ka dalë fitues në zgjedhjet e sotme parlamentare, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje është radhitur forca e dytë në vend.

Gazeta Express merr vesh se Exit Poll-i ka nxjerrë fitues koalicion PAN, i cili ka fituar mbi 40 %, Lëvizja Vetëvendosje 30 për qind, ndërkaq, LDK 27 për qind. Por Demokracia në Veprim, ne projeksionin e saj, sipas 30 perqind te kampionit jep shifra pakez me te ndryshme e disi zhgënjyese për Vetëvendosjen. Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim”, ka bërë të ditur rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve të mbajtura në Kosovë. Ismet Kryeziu nga DnV, tha se koalicioni PDK-AAK-Nisma, deri më tani ka 36,9 për qind të votave. Koalicioni LDK-AKR-Alternativa deri më tani ka grumbulluar 26,2 për qind të votave, si dhe Lëvizja Vetëvendosje radhitet e treta me 24.4 për qind të votave të numëruara. Ndërkohë që Lista Srpska deri më tani ka grumbulluar 3,5 për qind të votave. Sipas DnV, Rezultatet preliminare për 748 ose 30% të vendvotimeve të numëruara janë: Koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma), 36,9 %, Koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) 26.2 %, LVV 24.7 %, Lista Srpska (GISL), 3.5 %, tjera 8.8%.

Haradinaj: Fitorja është më e madhe se ç’e nxori Exit Poll-i/Edhe Ramush Haradinaj ka shpallur fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe tha se është i gatshëm ta formojë qeverinë. “Sovrani na obligon me e formu qeverinë, do ta bëjmë në kohën e duhur”, tha Haradinaj, i mandatuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma. “Të dhënat tona janë për fitore bindëse më shumë sesa rezultatet e Exit-Poll-it”, tha kreu i AAK-së në një konferencë për media.  “Kosova e ka dhënë provimin. Urime zgjedhjet Kosovë”, tha ai ndër të tjera.

Mustafa: Exit Polli i Klan Kosovës i porositur nga koalicioni i territ/Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa e quan të porositur sondazhin e Exit Poll të publikuar para pak çastesh nga Klan Kosova, sondazh ky që e paraqiti koalicionin PAN si fitues.

Mustafa tha se ky sondazh është krejtësisht i pavërtetë dhe i porositur nga siç tha ai Koalicioni i territ. “Ne konsiderojmë se është krejtësisht i pavërtetë dhe i porositur nga koalicioni i territ dhe një përpjekje që ta deformojë procesin zgjedhor. Ky sondazh është i porositur dhe ka qëllime të caktuara që të ndikojë në rezultatin para se ai të prezantohet në mënyrë të vërtet. U bëj thirrje qytetarëve dhe partnerëve të koaliciont që të rrin të qetë sepse rezultate janë krejtësisht ndryshe” u shpreh ai. Mustafa tha se vullneti i qytetarëve nuk mund të ndryshohet nga ky sondazh sepse sipas tij gjithmonë këto sondazhe janë treguar të gabuara. Mustafa tha se LDK dhe partnerët e koalicionit i ftojnë komisionerët që të numërojnë çdo votë. Ai po ashtu ftoi qytetarët që të mos bien pre e këtij sondazhi pasi sipas Mustafës procesi zgjedhor ishte fer dhe transparent.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>