Zgjedhjet në PD, si leksion demokracie

Ditën e sotme mbahen zgjedhjet për kryetar të PD-së, ndërsa dy kandidatët në garë, Lulzim Basha dhe Eduard Selami në këtë fushatë disa ditore na treguan energjinë pozitive dhe lirinë që e karakterizon këtë forcë politike. Dy kandidatët në garë përveçse përcollën frymën ndryshe, u paraqitën para votuesve me programe konkrete që do të sjellin ringritjen e PD-së. Kjo garë dhe këto zgjedhje pa diskutim që përcjellin shembullin e një diskutimi të lirë, konstruktiv të dy njerëzve brenda një alternative politike, ku në plan të parë është mendimi i lirë dhe pa frenime, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim deri tani në klasën tonë politike, fatkeqësisht e pa emancipuar mjaftueshëm. Andaj zërat që mblidhen lart e poshtë vendit të grupuar si ‘hasani i grave’ po të kishin punuar kundër Ramës saç punuan kundër Bashës dhe PD-së do të sillnin disa mandate më tepër për Partinë Demokratike. Padyshim, PD edhe njëherë do të vendos një tjetër standard për klasën politike shqiptare, ku pjesëmarrja e anëtarësisë me kartë anëtarësie në votime do të jetë shprehje e një qytetarie dhe shpirti të thellë të qenies demokrat çka i jep leksion edhe kundërshtarit politik që ka përdorur paranë, forcën dhe krimin për të marrë pushtetin. Baltosjet nga rilindja nuk duhet të ekzistojnë, pasi nuk mund të harrohen lehtë akrobacitë e Edivinit me ndryshimin e statusit brenda ditës dhe eliminimin e kundërshtarit, duke e larguar nga partia vetëm pak kohë më parë. Ndaj, me këto zgjedhje të brendshme Partia Demokratike sinjalizon se forca e saj është e pashtershme sepse brenda saj ka energji morale, të cilat në kushtet e reja politike, të pasjes përballë të një kundërshtari të korruptuar dhe primitiv, duhet të hedhë farën e një opozitarizmi të mençur, pa komplekse, që ngulmon tek politikat e saj për familjen, pronën, biznesin, arsimin dhe lirinë e të drejtave të njeriut. PD edhe njëherë tjetër tregoi se për të sovrani mbetet i padiskutueshëm. Duke refuzuar që të vendosin interesin e karriges dhe pushtetit  mbi interesin e qytetarëve, kjo forcë politike do të vij shumë shpejt në pushtet për të udhëhequr shqiptarët drejt mirëqenies dhe alternativave. Askush nuk e ka moralin përveç demokratëve për ta realizuar këtë, pasi janë të vetmit që kanë lindur për vlera, luftojnë për vlera, qëndrojnë për vlera dhe iu ofrojnë vlera shqiptarëve; vlerën e lirisë, vlerën e demokracisë, vlerën e ekonomisë së lirë, besimit në Zot, shprehjes së lirë, lirisë së shprehjes, lirisë së fjalës. Shqiptarët duan një rrugë tjetër përveç dëshpërimit që i çon në vetëvrasje, i çon në nënshtrim apo në emigracion, rrugë të cilën e patën ‘peshqesh’ prej Ramës. PD është e vetmja që me vendosmërinë dhe seriozitetin e saj do të vazhdojë betejën politike për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Ndaj këto zgjedhje të sotme, padyshim që do të jenë edhe më të mira se ato të 2013-ës, por mbi të gjitha do t’i hapin rrugë një fryme të re, që primare dhe gjithmonë në fokus të saj do të ketë qytetarin. Shpirti i demokratit nuk pyet kur vjen puna tek beteja që kanë në qendër qytetarin.

Gara Basha – Selami, përcaktohen vendet e 72 qendrave ku do të votojnë demokratët

Ditën e sotme do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike. Dje, ka dalë edhe fleta e votimit, ku sipas shortit i pari në listë do të jetë Lulzim Basha. Kryetari i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Jemin Gjana tha se kjo është vendosur me short. Emrat në listë do viheshin ose sipas rendit alfabetik të emrit ose të mbiemrit. Por meqë anëtarët e komisionit nuk vendosën dot për njërin ose tjetrin, shorti i ra Bashës të jetë i pari. 103,952 anëtarë të Partisë Demokratike janë thirrur për të votuar për kryetarin e ri. Gara zhvillohet mes Lulzim Bashës dhe Eduart Selamit. Kjo garë ka ngjallur shumë debat brenda Partisë Demokratike. Anëtarësia e Partisë Demokratike do të votojë sot për të zgjedhur kryetarin e ri të PD, post për të cilin garojnë Lulzim Basha dhe Eduard Selami. Komisioni Zgjedhor në parti ka vendosur që kryesitë e degëve të PD në rrethe të jenë përgjegjëse për organizimin e votimit. Pranë këtij Komisioni tashmë, çdo degë e partisë në rrethe ka depozituar edhe ambientet ku do të kryhet votimi, listë e cila është siguruar nga BË. Siç është bërë edhe më herët e ditur listat e votimit sipas përcaktimeve në Statutin e PD-së do të administrohen nga Komisioni i Votimit, i cili kryesohet nga kryetari ose sekretari i degës dhe anëtarë të tjerë që i zgjedh Kryesia e Degës. Si Basha ashtu edhe Selami do të ketë vëzhgues në çdo komision votimi.

Qendrat e votimit në mbarë vendin:

*DEGA           VENDI I VOTIMIT*

*Shkodër*              (Selia e Degës)

*Vau Dejës  *         (Lokali “Armando”, Stajkë, Nj.A Bushat)

*Malësi e Madhe*  (Selia e Degës)

*Pukë*                   (Selia e Degës)

*Lezhë*                  (Pallati i Kulturës)

*Kurbin*                 (Pallati Kulturës Laç)

*Mirditë*                 (Pallati Kulturës)

*Kukës*                  (Pallati Kulturës “Hasan Prishtina”)

*Has*                      (Selia e Degës)

*Tropojë *              (Muzeu Historik)

*Dibër*                   (Pallati Kulturës)

*Mat*                      (Selia e Degës)

*Bulqizë*               (Selia e PD Bulqizë)

*Durrës*                 (Pallati i Kulturës)

*Shijak*                  (Pallati i Kulturës)

*Krujë*                   (Selia e Degës)

*Fushë Krujë   *     (Selia e Degës)

*Tirana 1*              (Selia e Degës)

*Tirana 2*              (Selia Qendrore e PDSH-së)

*Tirana 3  *            (Selia e Degës)

*Tirana 4  *            (Selia e Degës)

*Tirana 5  *            (Zyra elektorale, pll Fratari, rr. Ismail Qemali)

*Tirana 6*              (Selia e Degës)

*Tirana 7*              (Selia e Degës)

*Tirana 8  *            (Selia e Degës)

*Tirana 9*              (Selia e Degës)

*Tirana 10*            (Selia e Degës)

*Tirana 11*            (Selia e Degës)

*Tirana 12  *          (Selia e Degës)

*Tirana 13*            (Selia e Degës)

*Tirana* *14*            (Ambjent privat në Tufinë

*Vorë*                    (Ish-Zyra Elektorale, Rr. Rinia Qendër Vorë

*Kamëz*                (Pallati i Kulturës)

*Paskuqan*           (Selia e Degës)

*Kavajë*                (Qendra Kulturore ” Aleksandër Moisiu”)

*Rrogozhinë*        (Kinemaja)

*Elbasan*              (Teatri “Skampa”)

*Belsh*                  (Ambjent Privat Bardhul Tafani)

*Cërrik*                 (Ish-Zyra Elektorale, lokali i Sami Shtylla

*Librazhd*            (Selia e Degës)

*Prrenjas*             (Selia e Degës)

*Gramsh*              (Selia e Degës)

*Peqin*                 (Selia e Degës)

*Korçë*                 (Selia e Degës)

*Maliq*                  (Selia e Degës)

*Pogradec*          (Pallati i Kulturës)

*Devoll*                (Qendra Kulturore e Fëmijëve Bilisht)

*Kolonjë*             (Selia e Degës)

*Berat*                 (Selia e Degës)

*Ura*                    (Vajgurore Selia e Degës)

*Kuçovë*             (Selia e Degës)

*Poliçan*              (Zyra elektorale, Bulv Kryesor)

*Skrapar*             (Selia e Degës)

*Fier*                    (Holli i Kinoteatrit Fier)

*Roskovec*          (Selia e Degës)

*Patos*                 (Pallati i Kulturës)

*Lushnje*             (Zyra e PD)

*Mallakastër*       (Pallati Kulturës, Ballsh)

*Vlorë*                  (Pallati Labëria)

*Selenicë*             (Fshati Peshkpi, Ambjent Privat Daver Kuci)

*Himarë           *    (Pranë shkollës 9-vjeçare Himarë)

*Delvinë*               (Hasan Alizoti)

*Sarandë*             (Selia e Degës)

*Gjirokastër*         (Kinoteatri “Zihni Sako”)

*Përmet*                (Qendra Multikulturore Shtëpia e Kulturës)

*Këlcyrë*               (Lokal Elton Ademi)

*Memaliaj*             (Selia e Degës)

*Tepelenë*             (Selia e Degës)

*Këshilli Kombëtar*    (Selia Qendrore e PDSH-së)

*Kryesia e PDSH*        (Selia Qendrore e PDSH-së)

*Deputetët ekzistues*  (Selia Qendrore e PDSH-së)

*Deputetët e rinj*          (Selia Qendrore e PDSH-së)

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    23/07/2017 at 05:49

    E ndoqem direkt numerimin e fleteve te votimit, rezultat spektakolar per ZOTIN LULZIM BASHA, nje fitore e merituar per ate qe di te punoje dhe kontribuoje me te gjitha aftesite e tij dhe kulturen e tij, nje person me bagazh intelektual, njeri I persosur, packa se te tjeret qe nuk e arijne dot, e perfolen, e injoruan, por nuk ia dolen dot, sepse I miri eshte gjithmone I mire, edukata, kultura intelekti dhe mbeshtetja qe I dha populli democrat dhe te perndjekurit, u realizua ajo qe duhej ne ate vend me shume problem, nuk lane kurthe pa I bere ne te gjitha vitet e tij ne sferen politike, vetem qe ta hiqnin si kundershtarin me te mire qe kemi pare deri me sot, pas Z. SALI BERISHA, triumfatori dhe drejtuesi I PD, I cili me mbeshtetjen e madhe qe I dha pikerisht populli I TIRANES, KAVAJES, SHKODRES, e shume qyteteve te tjera, u be ai transformim I madh nga diktature ne DEMOKRACI, populli fitoi shume nga ato ligje qe u ndryshuan, qe nga levizja e lire, ndryshime ne ligje, ku perfituan nje pjese e madhe e atyre qe punuan ne kategorine e pare dhe te dyte te veshtiresive, ishim ne ate kohe pa buke, kur themi pa buke, per ata qe nuk e kane jetuar ate kohe, se ishin te vegjel, te tjere kane lindur ato vite dhe me pas, nuk e imagjinojne dot, mundonte cdo gje, asnje nuk na ndihmonte me, sepse I shame revizioniste dhe kapitaliste, se kete educate dhe propaganda shperndanin ata qe akoma na drejtojne, mire na I bene, se I duruam shume, ne ishim dhe qerose edhe fodulle, shanim njeri tjetrin, spiunonim njeri tjetrin dhe te gjithe vidhnim veten tone, ky ishte regjimi komunist me vone I zbukuruar socialist, ku akoma ata qe vodhen e nuk punuan kurre, njesoj si ai I tepsise me shoke, e duan ate komunizem te Rilindur prej tyre, se pasurohen me djersen dhe pasurine e te tjereve, po iku ajo kohe, te gjithe do japin llogari per cfare kane bere dhe vazhdojne te bejne, demokracia dhe ekonomia e tregut ka rregulla strikte dhe te forta, po nuk luajte duart dhe kembet, nuk ka se c’te hane dhembet, po kur te bien dhe dhembet, nuk ke se me cfare t’i vesh patkonjte ne goje, kurse keta vjedhin aq shume, sa dhe patkonjte e gojes I bejne shume te shtrenjta me parate dhe djersen tone, qe punuam nje jete te tere dhe na japin nje pension si lemoshe. Z. BASHA, TE LUMTE, JE ME I MIRI NGA TE GJITHE, IA DOLE VETE ME ZGJUARESINE TENDE TE MPOSHTESH TE GJITHE ATA QE DUAN TE TE LARGOJNE, KUR S’TA FUTI DOT RAMA, KETA TE TJERET NUK TE BEJNE DOT GJE, SE TI JE I ZGJUAR DHE I PUNES. URIME NGA ZEMRA, SUKSESE DHE PUNE TE MBARE E ME FITORE TE TJERA ME TE RENDESISHME, PERSHENDETJE TE GJITHEVE QE TE VLERESUAN DHE TE VOTUAN, KESHTU JANE ATA QE E KUPTOJNE SE SI LUHET NE POLITIKE, SI ME TE TUTE DHE ME KUNDERSHTARET.