“Zhduken” mjekët – largimi masiv i bluzave të bardha, tragjedi për Shqipërinë  

mjeket

Elita shqiptarë është duke u larguar nga vendlindja për shkak të mangësive të shumta me të cilat ndeshen çdo ditë. Statistikat ngrenë alarmin ndërsa bëhet me dije se kuotat për specializim në fakultetin e mjekësisë janë shumë herë më të larta se aplikuesit

 

Elita shqiptarë është duke u larguar nga vendlindja për shkak të mangësive me të cilat ndeshet për çdo ditë. Statistikat ngrenë alarmin ndërsa bëhet me dije se kuotat për specializim në fakultetin e mjekësisë janë shumë herë më të larta se aplikuesit. Një denoncim i bërë publik ditën e djeshme nga ish kryeministri Berisha përshkruan realitetin e zymtë shqiptarë, ndërsa zgjidhja e vetme për profesionistët mbetet largimi nga vendi. Mjeku dixhital jep lajmin ogurzi:-largimin masiv të mjekëve nga Shqipëria.-Universiteti i Tiranës shtyn përsëri datat e specializimeve, pasi numri i kandidatëve pjesëmarrës është më i ulët se sa numri i kuotave! Ky vërtet është një lajm ogurzi.Autoritetet zyrtare të Universitetit të Mjekësisë dhanë pak kohë më parë alarmin sepse numri i mjekëve që marrin dokumente për t’u larguar nga vendi është i barabartë me numrin e mjekëve që diplomohen në vend. Po te kemi parasysh këtu daljet në pension të qindra mjekëve çdo vit, që duhet të shoqërohen me diplomimin e mjekëve të rinj minimalisht sa numri i të pensionuarve, plus nevojat e tjera në Shqipëri, mund të thuhet se po ecët me shpejtësi mbrapa. Numri i mjekëve për 1000 banorë po bie në nivele tejet kërcënuese për kujdesin shëndetësor dhe me pasoja shumë të rënda për shërbimin shëndetësor”.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>