Zoti Rama, tani ti ke nevojë vetëm për bankat

rama-me-droge

Hapja e dosjes së Buxhetit 2018 si një Lavatriçe e Pastrimit të Parave të kanabisit ka tronditur skemën e Edi Ramës. Duke u fshehur pas injorancës ekonomike, ai lavdëroi dje sistemin bankar si të pakorruptueshëm, por në fakt mbledhja ishte një ligjëratë kërcënuese për secilën bankë që do t’i kthehet në pengesë. Pas përfshirjes së bashkëshortes së tij në sistemin bankar, tashmë është dhënë modeli që miliardat e kanabisit, në një mënyrë ose në një tjetër duhet të futen në ekonomi dhe përpjekjet për ta ndaluar këtë operacion do t’i çojë bankat në “kazanin” e armiqve të tij politikë

 

Ashtu siç pritej, deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë me shumicë votash kaluan në parim projektbuxhetin e vitit 2018. Opozita votoi kundër këtij projekti kriminal që ka për qëllim kriminalizimin e ekonomisë publike dhe ekonomisë private të shqiptarëve. Prej disa ditësh Opozita po kundërshton me forcë kalimin e një Buxheti të tillë, që përveçse do të rëndoj akoma më tej xhepat e qytetarëve shqiptar, do të sjellë edhe më pranë tyre krimin dhe banditët. Një projekt i tillë që kërkohet me forcë të kalohet në Parlament nga Edvini është shpëtimi i tij dhe klientëve përreth vetes. Dje, Rama mblodhi bankierët dhe filloi t’u fliste për projekte a investime serioze, ndërsa nuk i kurseu ironitë për opozitën që kërkon hetim të hollësishëm të këtij buxheti, si provë që fakton lidhjen e tij me drogën dhe tashmë me pastrimin e milionave të siguruara nga këto trafiqe. Ashtu si skema “1 miliardë euro” edhe kërkesa e Bashës për hetimin e buxhetit nga FBI dhe DEA amerikane iu duk shumë për të qeshur kryebanditit të shqiptarëve, ndërsa pas asaj ‘zgërdhije’ publike fshihej frika se laku është duke iu ngushtuar dita-ditës dhe të vërtetat po i plasin në shesh. Duke u fshehur pas injorancës ekonomike, ai lavdëroi dje sistemin bankar si të pakorruptueshëm, por në fakt mbledhja ishte një ligjëratë kërcënuese për secilën bankë që do t’i kthehet në pengesë. Teksa i sigurt se pas ligjëratës kërcënuese do t’i ketë nën kontroll bankat e vendit, përmes ngërdheshjes tentoi të bënte për të qeshur të pranishmit dhe ata që kërkonte t’u qetësonte mendjen se projektet që do të ndërmarrë qeveria e tij në vitin 2018 do të arrihen përmes parave të ndershme. Kryeministri bandit gjithashtu u doli garant se do të luftoj pastrimin e parave të pista. Por, ku ishte kryeministri këto 4 vite që jo vetëm nuk u shpalli luftë skemave të tilla të paligjshme por u bë palë me to duke rrënuar ecurinë ekonomike të vendit?  Ku e ka mendjen kryeministri kur tenton të bind se Shqipëria është një vend me të gjitha standardet më të larta të Bashkimit Europian? Jo më larg se disa muaj, Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, e cila quhet zyrtarisht “Lista e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave”. Sado të përpiqet Edvini, aferat me shpëlarje turi nuk i mbulon dot. Gjithçka është e qartë si drita e diellit. Shqipëria për herë të parë renditet si vendi më problematik për pastrimin e parave të pista të siguruara nga trafiku ndërkombëtar i drogës, ndërsa po ashtu është e qartë se Edi Rama po përpiqet që të siguroj milionat për klientët e tij përmes pastrimit të parave që kërkon të nis në vitin 2018. Këtë fakt e përforcon edhe më shumë përfshirja e bashkëshortes së tij në sistemin bankar. Linda Rama e cila është në bordin drejtues të ABI Bank, është shembulli i qartë sesi miliardat e siguruara nga kanabisi në një mënyrë a tjetër duhet të futen në ekonomi dhe përpjekjet për ta ndaluar këtë operacion do t’i çojë bankat në “kazanin” e armiqve të tij politikë. Këto skema të reja me të cilat kërkon të shpëtoj Edvini, nuk shpëtojnë dot nga drejtësia, të cilën në mos e bëjnë organet ligj zbatuese do ta realizoj populli shqiptar.

Tabaku: Janë 10 pika që tregojnë pse nuk do të rriten pagat dhe pensionet

Kryeministri Edi Rama dhe të gjithë anëtarët e kabinetit të tij janë investuar së fundmi në një fushatë propagandistike, që për qëllim ka mbrojtjen e projekt buxhetit të vitit 2018, i cili është hedhur për diskutim në të gjitha Komisionet e Kuvendit. Pa marrë parasysh faktin se me koncesionet dhe projektin “1 Miliardë”, Edi Rama e ka ndarë mendjen që të falimentojë ekonominë e vendit, ministrat e tij po provojnë t’i mbushin mendjen shqiptarëve se do të ketë rritje pagash dhe pensionesh gjatë vitit 2018. Pretendimi i qeverisë është disi absurd, pasi është pikërisht ajo që po sulmon shqiptarët e thjeshtë duke i rritur taksat në mënyrë të vazhdueshme. Ky pretendim i ministrave të majtë dhe vetë Ramës është hedhur poshtë nga  deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. Sipas saj, të gjithë ata shqiptarë që presin rritje pagash dhe pensionesh do të dalin të zhgënjyer. Deputetja demokrate duke listuar 10 pika kyçe, i ka shpjeguar shqiptarëve se pse buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të ndryshojë gjendjen e tyre financiare. Tabaku shprehet se buxheti i vitit 2018 ka ulje fondesh dhe ka një mungesë indeksimi në paga, ndërsa pjesa më e madhe e parave do të shkojë për koncesione dhe shpenzime luksi, që kënaqin oligarkët dhe biznesmenët e shndërruar në klientë të qeverisë Rama. “Nuk ka rritje pagash. Nga 5,5mld lekë, fondi tani është 1 mld lekë. Nuk ka rritje pensionesh. Nga 2,5 mld lekë, fondi tani është 1,8 mld lekë. Nuk ka qeveri të vogël. Numri i punonjësve është rritur. Nga 81 617 punonjës, bëhet 81660. Nuk ka fonde as për indeksim pagash e pensionesh. Ndihma ekonomike nuk shtohet. Ishte 20 miliardë, është 20 miliardë lekë. Nuk rritet kompensimi i të përndjekurve, shqetësim që Partia Demokratike e ka ngritur vazhdimisht. Ishte 2 mld lekë, është 2 miliardë lekë. Me këtë ritëm duhen 20 vjet të përfundojë pagesa për ish të përndjekurit. Investimet janë në vlerën 86 miliardë, por siç është praktikë e kësaj qeverie nuk do të zbatohen. Në këtë shumë përfshihen 9,4 miliardë lekë koncesione, 1.8 miliardë lekë shpenzime luksi. Investimet kryesore strategjike janë braktisur duke filluar nga “Rruga e Arbrit” që jepet me koncesion, duke vazhduar me shkollat e shendetesine qe përsëri jepen me koncesion. Arsimi është ne minimumin e mundshëm të fondeve me 3.6 mld lekë, ku nuk përfshihet as kërkesa e opozitës për libra falas. Shëndetësia është 1.98 miliardë lekë duke përfshirë dhe koncesionet në shëndetësi. Në minimumin historik”, shkruan Tabaku.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>