Zoti Rama, ti je Kanabisi, lëre Çako-Ziun

hashash-tepelen

Shfaqja me “heqjen e njollës prej kanabisit” nuk hahet as me vaj e as me uthull. Edi Rama është kanabisi i Shqipërisë, është urdhëruesi, mbikëqyrësi dhe shitësi i prodhimit. Njolla s’hiqet dot prej të njëjtit njeri që një vit më parë udhëhoqi fushatën e mbjelljeve. Edhe kërkesa e llogarisë ndaj Çako-ziut është një propagandë që s’jep perspektivë se Shqipëria mund të ketë të ardhme me mister Kanabisin në krye të ekzekutivit

 

Pasi e bleu mandatin e dytë si kryeministër me paratë e pista të drogës dhe i vodhi votat e shqiptarëve nëpërmjet shantazheve dhe presioneve të bandave të krimit, Edi Rama ka rikthyer në vëmendje çështjen e kanabisit, por këtë herë me premtimin se do t’i japë fund kultivimit të kësaj bime. Baroni i drogës që i shfrytëzoi në maksimum lidhjet e tij me botën e errët të krimit për të vënë në zbatim strategjinë e kanabizimit të vendit dhe gjenerimit të miliona eurove për të blerë votat dhe deformuar vullnetin e shqiptarëve, zgjodhi që ta hedhë pas krahëve përgjegjësinë për këtë të keqe që i bëri peshqesh Shqipërisë me një show televiziv, ku u shpreh se është i vendosur për t’i dhënë fund kultivimit të kanabisit në vend. Në shfaqjen me regji të paguar, ku i bëri presion drejtorëve të tij që ta mbështesnin e ta nxirrnin të larë nga historia me drogën, Edvini u mundua si gjithmonë të propagandonte një pseudoluftë antikanabis të policisë së  tij të dështuar. Në tentativën finale për të vulosur në histori çështjen e kanabisit, Rama nuk mundi t’i shpëtoi disa të vërtetave tronditëse për situatën e rendit dhe sigurisë në vend gjatë qeverisjes së tij, teksa e pranoi se në biznesin e narkotrafikut ishin të përfshirë punonjësit e policisë. Të korrat e mbara të 2016-ës dhe bollëku në prodhim e nxorën faqebardhë PS-në në zgjedhje, por vetë kreu i kapobandës qeveritare në kuadër të nismës së tij për të mnaipuluar shqiptarët me historinë e liderit që do ndalë kultivmin e drogës, po pranon se hashashi u kultivua masivisht në çdo pjesë të territorit të Shqipërisë dhe praktikisht i jep të drejtë konstatimeve për shitblerje votash në llogari të partisë së tij. “Është i njohur tashmë qëndrimi i punonjësve të policisë ndaj këtij fenomeni. Disa kanë qëndruar pasiv në rastin më të mirë, e disa janë përfshirë në rastin më të keq. Në disa zona të vendit janë konstatuar raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe nëse këto raste përsëriten në këto zona, bëjnë përgjegjës ata që kanë për detyrë të luftojnë fenomenin”, u shpreh Rama teksa përpiqej t’i bënte bisht përgjegjësisë për kanabisin. Ai mblodhi në Kryeministri strukturat e policisë për të kërkuar intensifikim të betejës me kanabisin dhe ndëshkim maksimal për çdo efektiv që shkel ligjin e bëhet palë me krimin. Por ky është i njëjti Ramë, i cili gjatë dy viteve të fundit nuk denjoi të pranonte ekzistencën e fenomenit edhe pse në hapësirën ajrore dhe detare të Shqipërisë u krijua “trafik” prej numrit të lartë të gomoneve dhe avionëve “mishkonjë” që transportonin drejt Italisë fqinje tonelata me hashash për të arritur me çdo kusht fitmin prej 6 milionë euro që i duhej Edvinit për të zbatuar me rigorozitet planin e tij për blerjen e zgjedhjeve. Madje Edvini dhe çiraku i tij Çako nuk e njohën as turpin kur së bashku folën për integritetin e figurës së punonjësit të policisë, në një kohë që ishin ata të dy, njëri në rolin e padrinos e tjetri në rolin e zbatuesit të urdhërit që detyronin drejtorët e policisë në qarqe të bëheshin partnerë të partnerë të narkotrafikantëve në biznesin e drogës, duke i krijuar bandave hapësirat e nevojshme për të kultivuar e më pas transportuar drejt fqinjëve prodhimin e tyre, pjesa më e madhe e fitmit të së cilit shkoi në llogaritë e Edi Ramës. Edvini që nuk nguroi të paguante deri në rang lobistësh e funksionarësh të lartë në prag pensioni të BE-së që të dilnin në mediat e kapura prej tij për të bilbilosur vargje heroike e për të marrë në mbrojtje policinë e tij të inkriminuar e kanabiste, nuk pati ditën e djeshme guximin ta merrte përsipër përgjegjësinë, por edhe njëherë gjeti shpatullat e Çako-Ziut për t’i hedhur sipër barrën e rëndë të kanabisit. Por i “nderuari” kryeministër, nëse do donte të fshinte disi njollën e zezë të drogës që është shënuar tashmë në CV-në e tij, duhet të pranonte ditën e djeshme para shqiptarëve se Kanabisi është vetë ai dhe jo Çako-Ziu, që u detyrua të bëhej marionetë e Noriegës së Ballkanit për ta shndërruar Shqipërinë në një Kolumbi në zemër të Europës. Ajo çka teatri i rradhës në zyrat e Kryeministrisë tregoi lidhet pikërisht me nismat e kryeministrit të turpit për të groposur në të shkuarën të gjitha dështimet e mëdha të “Rilindjes” gjatë mandatit të parë qeverisës dhe për t’i manipuluar shqiptarët me idenë se do punoj për të bërë shtet, kur shteti i tij është tashmë i nëpërkëmbur prej bandavetë krimit dhe drogës, që historikisht i kanë siguruar qëndrimin në pushtet. Pavarësisht çdo shfaqje teatrale të Ramës, tentativa e tij për të mbyllur llogaritë me shqiptarët lidhur me të keqen e madhe që i solli shoqërisë ka dështuar që në nisje të saj, pasi prej këtij populli “Rilindja” e Edvinit do të ngelë në histori si ithtare e shtetit kanabist dhe platformës kriminale të të qeverisurit të një vendi

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>