Zv/kryeministrja Mandija: “Taske Forca për zgjedhjet synon transparencën dhe nxit paanshmërinë”

mandija-298x186

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e drejtueses së Task Forcës në një deklaratë shpërndarë për media sqaron rolin e kësaj njësie në procesin zgjedhor. Mandija thotë se Task Forca nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj. “Task Forca përmes rolit të saj koordinues nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake”, thuhet në njoftim. Task Forca ka në përbërjen e saj Ministrin e Punëve të Brendshme; Ministrin e Mbrojtjes; Ministrin e Financave; Ministrin e Arsimit dhe Sportit; Ministrin e Drejtësisë; Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin; Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore; Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave; Drejtorin e Departamentit të Administratës Publike; Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; Drejtorin e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, në Ministrinë e Financave. Mbledhjet e Task-Forcës janë të hapura dhe transparente në to marrin pjesë: Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil; Avokati i Popullit; përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme; përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në mbledhjet e Task-Forcës ftohen të marrin pjesë  edhe përfaqësues nga organizma ndërkombëtarë, në rastet kur gjykohet e nevojshme marrja e asistencës teknike lidhur me çështje të procesit zgjedhor.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>