Zyrtari i lartë amerikan Brian Hoyt Yee vjen sot në Tiranë për të kërkuar zgjidhjen e krizës politike

shba

Tirana do të jetë stacioni i fundit i Zëvendësndihmës-sekretarit Amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee, i cili mbërrin sot në kryeqytet për të hedhur një hap të vendimtar në përpjekjet ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhje për krizën e rëndë politike që po kalon vendi. Zyrtari i lartë amerikan pritet të takoj krerët e lartë të shtetit si dhe liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Fokusi i bisedimeve në këto takime do të jetë natyrisht arritja e një marrëveshje konsensuale midis qeverisë dhe opozitës, për të krijuar mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të lira e me standarde. Ndërkohë Yee ditën e djeshme ka zhvilluar një vizitë në Malin e Zi, prej nga ku i ka bërë thirrje politikanëve të rajonit të Ballkanit që të ndjekin rrugët institucionale për të shkuar drejt zgjidhjes së problemeve. Vizita e Yee vjen në kohën kur tensioni mes palëve është rritur dhe kur zyrtarët e lartë europianë kanë dështuar të orientojnë palët drejt një zgjidhje konsensuale. Ndërkohë opinioni publik në vend duket se ka besim se kriza politike do të zgjidhet nga përfaqësuesit amerikanë, pasi shihen si të vetmit që mund t’ia dalin mbanë që të detyrojnë Edi Ramën që të pranojë dialogun dhe një zgjidhje në dobi të shqiptarëve, e cila do të shmangte destabilizimin e vendit. Yee gjithashtu pritet të japë një mesazh tepër të fortë të Uashingtonit, lidhur me krizën politike në Shqipëri.

Vasili: Vizita e Brian Hoyt Yee përbën një shans për kompromis mes palëve/ Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili nëpërmjet një postimi në Facebook ka vlerësuar maksimalisht vizitën që do të bëjë sot në Tiranë zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Brian Hoyt Yee. Duke vendosur theksin tek rëndësia e kësaj vizite, e cila vjen në një kohë kur mungon zgjidhja për krizën e rëndë politike që ka mbërthyer vendin, Vasili shprehet se shpreson në një marrëveshje të fundit pasi ekziston një shans për kompromis nën drejtimin e Brian Hoyt Yee. Ai gjithashtu thekson se është në të mirë të së ardhmes europiane të vendit garantimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike. “Zv.ndihmës Sekretari i shtetit të SHBA, Brian Hoyt Yee nesër në Tiranë. Një shans për kompromis, që mundëson vazhdimin e integrimit europian dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një shans për momentin dhe qetësinë që duam dhe aspirojmë të gjithë”, thuhet në postimin e Vasilit.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>