Zyrtari i lartë hungarez: Nuk e duam Shqipërinë narko-shtet, mbështesim qëndresën për zgjedhje të lira

hungarezi

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin e Hungarisë, Zsolt Nemeth ishte ditën e djeshme në Sheshin e lirisë ku shprehu mbështetjen për protestën 76 ditore për zgjedhje të lira e të ndershme. Nemeth u shpreh se Hungaria dhe Europa nuk do të dëshironin një narko-shtet, siç është kthyer Shqipëria. Ai tha se zgjedhjet e lira e të ndershme janë të lidhura me të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Deklarata/Korrupsioni i ndërkombëtarëve, e keqja më e madhe e postkomunizmit

 Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin e Hungarisë, Zsolt Nemeth, ishte ditën e djeshme në Sheshin e lirisë ku shprehu mbështetjen për protestën 76 ditore për zgjedhje të lira e të ndershme. Nemeth u shpreh se Hungaria dhe Evropa nuk do të dëshironin një narko-shtet, siç është kthyer Shqipëria. Ai tha se zgjedhjet e lira e të ndershme janë të lidhura me të ardhmen evropiane të Shqipërisë. “Unë ju sjell sot këtu mesazhin e popullit hungarez, mesazhin e kryeministrit hungarez, Viktor Orban dhe të qeverisë hungareze dhe dua t’ju them që sot jam me ju, sot jemi me ju të dashur shqiptarë. Ju keni miq në Evropë, nuk jeni të vetëm në këtë përpjekje. Dua t’ju uroj për qëndresën tuaj 76 ditore. Kjo vërteton më së miri se ju keni arritur në agimin e ri, Shqipëria ka arritur në një ditë të re. Dhe është e njëjta luftë, që ne e kemi pasur të përbashkët. Ne kemi luftuar kundër turqve me Skënderbeun, me Janosh Huniadin, heroin tonë kombëtar në Hungari dhe ashtu siç kemi luftuar komunizmin, me Viktor Orban dhe Sali Berishën. Nuk ka qenë një luftë e thjeshtë por fitorja ka qenë e jashtëzakonshme. Por ta fillojmë nga e para, çfarë është më e keqja në komunizëm? Çfarë e pason komunizmin? Lufta juaj sot është me post komunizmin. Korrupsioni i ndërkombëtarëve është sot e keqja më e madhe e post komunizmit. Ndërhyrja e të huajve është një lloj korrupsioni politik në Evropën Lindore. Ne nuk duam të shohim në Evropë një narko-shtet. Ne do të qëndrojmë dhe do t’ju mbështesim në luftën tuaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jam i bindur se do ta fitoni këtë betejë sepse e shkuara e jonë është e përbashkët, por edhe e ardhmja jonë është e përbashkët, në BE. Ne kemi një të ardhme evropiane të përbashkët. Unë uroj që Zoti të bekojë Shqipërinë dhe qytetarët e saj”, deklaroi Zsolt Nemeth.

Berisha takim me zyrtarin Zsolt Nemeth: Rama si Noriega e ktheu Shqipërinë në një Narko-Republikë, administrata e policia po përdoren në fushatë/ Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme ka pritur në një takim kreun e komisionit parlamentar për marrëdhëniet me jashtë në parlamentin hungarez Zsolt Nemeth dhe ambasadorin hungarez Antal Haizer. Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë publik një sërë detajesh nga takimi, ku shprehet se Nemeth i ka përcjellë mbështetjen e kryeministrit hungarez Viktor Orban për Shqipërinë dhe Partinë Demokratike. Teksa ka theksuar se kjo vizitë vjen në një situatë të paprecedentë për vendin, Berisha është shprehur se krizat e vështira Shqipëria i ka kaluar nëpërmjet zgjedhjeve, ndërsa këtë vit pikërisht zgjedhjet mbeten problemi kryesor.  Berisha i ka treguar përfaqësuesit të parlamentit hungarez se Rama është kryeministri i dytë pas Noriegës që vendosi të fuqizonte veten dhe pushtetin e tij nëpërmjet drogës dhe sipas një skeme të hartuar në 2015 nga eksponentë kryesorë të PS, e cila u zbatua në 2016 me kanabizimin e vendit. “Aktualisht raportet ndërkombëtare tregojnë se janë rreth mbi 10.000 plantacione kanabisi të shtrira në të gjithë Shqipërinë, duke e kthyer vendin në një Narko-Republikë. E njoha zotin Nemeth se në vitin 2015, eksponentë kryesorë të PS, nisën publikisht diskutimet për legalizimin e kanabisit, duke krijuar në këtë mënyrë një klimë miqësore për kanabizimin e vendit, duke bërë kështu që në vitin 2016 vendi të mbulohet nga kanabisi. Plantacionet ruhen nga banda të armatosura dhe nën mbikëqyrjen e plotë të policisë së shtetit dhe zyrtarëve lokalë. Kjo qeveri, në funksion të kësaj politike që në ditët më të para të saj shkatërroi plotësisht policinë kriminale dhe strukturat vendore të saj duke vënë në krye njerëz dhe oficerë të implikuar me krimin dhe drogën, të shkarkuar dikur nga vet qeveria socialiste”, ka deklaruar Berisha. Ish-kreu i ekzekutivit ka theksuar se sipas statistikave zyrtare të Policisë së Shtetit, e cituar edhe nga raporti i Departamentit të Shtetit, gjatë vitit të kaluar janë korrur mbi 2.5 milionë rrënjë kanabis, për të cilat nuk ekzistojnë dokumente zyrtare dhe procesverbale për as edhe një ton të asgjësuar.  “Pak kohë më parë prokuroria denoncoi se droga nuk është shkatërruar sipas ligjeve të vendit, sipas të cilave droga e kapur sekuestrohet, administrohet dhe ruhet në prani të oficerit të prokurorisë, ndërkohë që asnjë zyrtar nga prokuroria nuk është ftuar të marrë pjesë në asgjësimin e drogës së kapur. Pra droga nuk është asgjësuar, por ka mbushur tunelet, depot e ushtrisë, policisë dhe rezervave shtetërore. Opozita, në qindra e qindra reagime, deklarata ka denoncuar kanabizimin e Shqipërisë, lidhjet e policisë, ministrave dhe të vet Ramës me drogën. Kështu që sot, kundër saj janë jo vetëm armata e trafikantëve, kultivuesve, rojtarëve, pushtetarëve të drogës, por edhe miliardat e narko-eurove, me të cilat mund të blejnë edhe një mijë euro çdo votë”, ka nënvizuar Berisha. Sipas Berishës kryeministri Rama ka krijuar narko-policinë, narko-deputetët, narko-pushtetarët e vetë dhe njëlloj si Noriega, bankën e tij për larjen e parave të drogës. Ai ka shprehur gjithashtu shqetësimin për përdorimin e administratës publike dhe strukturave të shtetit në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste. “E gjithë administrata, Policia, Ushtria, Garda etj janë kthyer në “patronazhistë” me detyrimin për të mbushur formularët me nr. e ID Card dhe të telefonave të familjarëve, miqve dhe të njohurve të tyre që do votojnë për PS”, ka thënë ish-kryeministri. Në përfundim të takimit Berisha teksa e ka cilësuar situatën si shumë të rrezikshme, ka rikonfirmuar edhe njëherë me bindjen se PD s’do të lejojë që vendi të mbetet një Narko-Republikë, por do ta nxjerrë nga kjo situatë e paprecedentë.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>